Izraeli ndalon vizitat për të burgosurit e Hamasit

Një komitet izraelit ministror ka miratuar një projektligj për të ndaluar vizitat për anëtarët e Lëvizjes palestineze Hamas në burgjet izraelite.

Siç raporton e përditshmja izraelite “Haaretz”, projektligji do të bllokojë vizitat për të burgosurit e Hamasit nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq dhe nga anëtarët e familjes.

Komiteti ministror i Izraelit për Legjislacion argumentoi se projektligji ishte miratuar në përgjigje të refuzimit të Hamasit për të lejuar vizita për izraelitët e kapur nga grupi palestinez në Rripin e Gazës.

Izraeli thotë se Hamasi ka kapur katër izraelitë, përfshirë dy ushtarë në enklavën bregdetare.

Parlamenti izraelit Knesset duhet të miratojë projektligjin e hartuar nga ligjvënësi Likud Oren Hazan në tre lexime për t’u bërë ligj.

Por, mbetet e paqartë kur ligji do të paraqitet në Knesset për miratim.

Ndërkohë, nga Lëvizja palestineze Hamas ende nuk ka koment mbi projektligjin izraelit.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në qendrat izraelite të paraburgimit, përfshirë qindra gra dhe qindra të mitur.

Burimi: TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne