Izraeli në thatësirë, shteti bën thirrje për lutje masive tek Muri i Lotëve

Izraeli po përballet me një tjetër dimër të thatë, ndërsa ministri i saj i Bujqësisë mendon për një zgjidhje jo fort konvencionale duke ftuar fermerët dhe publikun e gjerë për lutje masive në Murin Perëndimor i njohur si Muri i Lotëve, me shpresën se më në fund “qielli do të hapet” për të lëshuar shi.

“Për fat të keq, pas katër viteve thatësirë, ne kemi pasur vetëm pak shi deri më tani (këtë vit), më pak se mesatarja shumëvjeçare dhe ky dimër mund të konsiderohet i thatë”, tha Uri Ariel për “Ynet”, një faqe interneti izraelite.

“I bëj thirrje publikut të marrë pjesë në lutje … Dhe të sjellin çadra, sepse së bashku do t’i shqyejmë qiellin”, tha ai.

Thirrja e ministrit u mbështet nga dy rabitë kryesorë të Izraelit, Yitzhak Yosef dhe David Lau; fermerët, udhëheqësit e kolonëve dhe krerët e organizatave bujqësore,  thanë se të gjithë planifikonin të merrnin pjesë në lutjen masive të planifikuara për të enjten.

Autoriteti suprem shpirtëror në judaizëm, Rabbinate Shefi, bëri thirrje gjithashtu që sinagogat të angazhoheshin për lutje të veçanta dhe të recitonin tri herë në ditë gjatë shërbimeve.

Ai gjithashtu deklaroi të enjten një ditë agjërimi, lutjeje dhe pendimi, duke i kërkuar Perëndisë për shi.

“Ai do të shohë vuajtjet tona, do të dëgjojë lutjet tona, dhe do të plotësojë kërkesat tona për mëshirë, duke siguruar shi dhe vesë të bekuar. Perëndia na bekoftë me vesën e qiellit, dhjamin e tokës dhe na bekoftë me paqe “, tha deklarata e kryerabinit.

Megjithatë, shumë njerëz në Facebook dhe Twitter u habitën nga mbështetja e autoriteteve mbi një pushtet më të lartë, duke nxitur hapa praktikë për të trajtuar thatësirën

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne