Izraeli: Nuk kemi zgjidhje tjetër përvec se ta zhdukim Hamasin

Zyrtarët izraelitë që marrin pjesë në programet televizive për të vlerësuar ‘Marshin e Madh të Kthimit’ dhe ngjarjet e dy javëve në Rripin e Gazës, po e kërcënojnë me konspiracion liderin e Hamasit. Në një program televiziv të Izraelit, koloneli në pension nga ushtria izraelite sioniste, Moti Yogev, pasi i quajti liderët e Hamasit ‘si lider terrorist’, u shpreh se duhet të organizohet konspiracion ndaj tyre.

Ndërsa, Nissan Slomiansky, një anëtar i Knesset, i cili gjithashtu foli për televizionin e Kanalit 7 të Izraelit, u shpreh se: “Nuk ka zgjidhje tjetër përveq se ti jepet fund ekzistencës së Hamasit.”

Edhe zëvendësministri i Luftës i Izraelit, Eli Ben-Dahan kërcënoi se do t’i japë fund sovranitetit të Hamasit në Gaza.

Në lajmin e publikuar dje, gazeta Haaretz me qendër në Izrael njoftoi se në qoftë se nuk do të ndalen protestat e zhvilluara në Gaza si një pjesë e Marshit të Madh të Kthimit, do të goditen objektivat e Hamasit. Haaretz e bazoi këtë lajm te një komandant nga ushtria izraelite, i cili nuk dëshiroi që t’a jap emrin e vet.

Sipas raportit të Kuds Press, ushtria izraelite po e akuzon Hamasin dhe palestinezët për organizimet e ditës Nekbe, me 15 maj.

Deri më tani, 32 palestinezë janë vrarë dhe 2850 të tjerë janë plagosur në Marshimin e Madh të Kthimit i cili filloi më 30 mars.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne