Izraeli paralajmron refugjatët afrikanë: Burg pa afat për ata që nuk largohen brenda 3 muajve

Izraeli paralajmroi se rreth 40.000 afrikan, shumica prej tyre Eritrean dhe Sudanez që kërkojnë strehim në vend, do të burgosën për një periudhë të pacaktuar nëse nuk largohen nga vendi brenda tre muajve. Atyre u kërkohet që të shkojnë në vendet e tyre, Ruandë ose Ugandë.

Sipas citimit të BBC turqisht, Izraeli paralajmroi se rreth 40.000 afrikan, shumica prej tyre Eritrean dhe Sudanez që kërkojnë strehim në vend, do të burgosën për një periudhë të pacaktuar nëse nuk largohen nga vendi brenda tre muajve. Atyre u kërkohet që të shkojnë në vendet e tyre, Ruandë ose Ugandë.

Njësia e Popullsisë, Migrimit dhe Kufirit e Izraelit e nisi me 1 janar procesin e dëbimit të afrikanëve të cilëve i’u kanë dështuar aplikimet për azil. Derisa imigrantë që refuzojnë të largohen nga vendi burgosen për një periudhë të pacaktuar, do të gjobiten edhe punëdhënësit që i punësojë.

‘U NËNSHKRUA MARRËVESHJA ME UGANDËN DHE RUANDËN’

Sipas gazetës Haaretz, në Izrael jetojnë rreth 35.000 afrikanë të rritur dhe 5.000 fëmijë të lindur në këto vende.

Shumica e këtyre të rriturve jetojnë në vende me viza të përkohshme të cilat duhet t’i rinovojnë çdo 3 muaj.

Kur përpiqën edhe një herë të rinovojnë vizat e tyre, imigrantëve do t’u thuhet se do t’i rinovojnë për herë të fundit dhe se duhet të largohen nga vendi para përfundimit të afatit të tyre.

Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje me Ugandën dhe Ruandën për të pranuar afrikanët e dërguar. Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar.

Haaretz shkroi se Izraeli, në kuadër të marrëveshjes do t’i paguan Qeverisë së Ruandës 5.000 dollarë për azilkërkuesit.

‘3.500 DOLLARË PËR ATA QË LARGOHEN ME DËSHIRË’

Do të jepen 3.500 dollarë për person për ata që largohen nga vendi me dëshirë.

Është raportuar se do të detyrohen të largohen nga vendi edhe 970 imigrant të mbajtur në Qendrën e Paraburgimit Holot dhe 450 imigrantë të mbajtur në Burgun Saharonim. Ndërsa, organizatat e të drejtave të njeriut në vend janë kundër këtij vendimi.

Procesi i dëbimit pritet të kushtoj 86.5 milion dollarë në vit.

‘ATA QË LARGOHEN NGA IZRAELI PO ZGJEDHIN KANADËN DHE VENDET PERËNDIMORE’

Raportohet se afrikanët e larguar nga Izraeli, duke shkuar në vendet e tyre apo vendet e tjera të Afrikës, kanë pësuar një ndryshim në dy vitet e fundit.

Prandaj, shumica e afrikanëve migrojnë në vendet perëndimore, veqanarisht në Kanada

Në 9 muajt e parë të vitit 2017, 64% e afrikanëve që u larguan nga vendi, shkuan në vendet perëndimore, 20% në Ugandë dhe Ruandë si dhe 16% në Eritre dhe Sudanë.

Vitin e kaluar nga Izraeli janë larguar gjithsej 3.300 afrikanë.

Burimi : Sputnik News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne