Izraeli përdor ndotjen e ambientit si armë kundër palestinezëve në Gazë

Izraeli me qëllim vështirësimin e jetës së banorëve të Rripit të Gazës, të cilin e mban të rrethuar për 12 vjet, si armë përdor ndotjen e mjedisit.

Ndërkohë që flladi i detit që fryn në perëndim dhe në mëngjes drejt Rripit të Gazës që ndodhet në brigjet e Detit Mesdhe, në Beyt Lahya që ndodhet në veri kjo erë sjell kundërmimin e deponisë më të madhe të mbeturinave në Palestinë dhe mushkonjat.

Grumbujt e mbeturinave të formuara përreth puseve të ujërave të zeza të papërpunuara në rajonin Beyt Lahya paraqesin rrezik për shëndetin e palestinezëve.

Këto mbeturina ofrojnë kushte të përshtatshme për shumë insekte dhe brejtës të dëmshëm përreth vendbanimeve, ndërsa shkaktojnë ndotje serioze të mjedisit.

Krahas burimeve të ujërave nëntokësore që ndoten nga puset e ujërave të zeza, të cilat rrjedhin në tokë, nga këto ndotet edhe burimi kryesor i ujit të pijshëm dhe të ujit që përdoret në bujqësi në veri të Gazës.

Kryetari i bashkisë, Beyt Lahya, Izzeddin Ed-Dahnun në një deklaratë të bërë thotë se rrethimi i Izraelit pengon gjetjen e zgjidhjes këtyre problemeve.

“Mundësitë e bashkisë janë të kufizuara dhe bllokada izraelite shfuqizon të gjitha mundësitë për t’u marrë me këtë kërcënim shëndetësor”, bëri të ditur Dahnun, ndërsa shtoi se për shkak të mungesës së kushteve ata nuk kanë mundësi për ti transportuar mbeturinat në deponinë Xhor Ed-Dik që ndodhet në pjesën qendrore të Gazës.

Dahnun vuri në dukje që Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e kamionëve të rinj dhe pjesëve të këmbimit në Gaza që nga viti 2007, ndërsa shtoi se Beyt Lahya ka më shumë se 120 mijë ton mbetje të ngurta në verilindje të saj dhe kjo sasi po rritet çdo ditë e më shumë.

Ai tha se mbeturinat shkaktojnë ndotje të mjedisit dhe mbeturinat toksike ndotin ujërat nëntokësore.

“Në Gazë ka një sistem për filtrimin e ujërave të zeza, por për shkak të mungesës së energjisë elektrike, të shkaktuar nga rrethimi, ai të shpeshtën e rasteve nuk funksionon”, bëri të ditur Dahnun./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne