Izraeli përuron një “Qendër të Kulturës” të ndërtuar mbi pronën e familjes palestineze

Izraeli përuroi një godinë të re në Jerusalem nën emrin e “Qendrës Kulturore të Hebrenjve të Jemenit”.

Në përurimin e godinës, e cila është ndërtuar në zonën qendrore të Jerusalemit në lagjen Batn Al-Hava të Silvanit dhe kostoja e së cilës është 1 milionë e 200 mijë dollarë, morën pjesë ministri i Jerusalemit dhe Trashëgimisë, Zeev Elkin dhe ministri i Kulturës dhe Sportit, Miri Regev.

Në anën tjetër policia izraelite para ceremonisë së përurimit ndaloi dy palestinezë.

Sipas njoftimit të bërë nga “Qendra e Informimit Lugina Hilva” thuhet se drejtoi i kësaj qendre, Xhevad Sijam dhe kryetari i Komitetit të lagjes Batn Al-Hava, Zuhejr Er-Rexhebi janë ndaluar nga ana e policisë izraelite.

Në njoftimin e lëshuar nga Qendra e Informimit Lugina Hilva thuhet se policia izraelite para hapjes mbylli për qarkullimin e trafikut rrugën Al-Bustan në Silvan dhe ndaluan hyrjen e popullit dhe të gazetarëve në lagjen Batn Al-Hava.

Qendra Kulturore e Hebrenjve të Jemenit, e cila mbështetet nga Ministria e Jerusalemit dhe Trashëgimisë dhe Ministria e Kulturës dhe Sportit është ndërtuar dhe hapur mbi pronën e familjes palestineze Abu Nab, e cila në vitin 2015 u detyrua të largohet për shkak të presionit të kolonëve hebrenj dhe në bashkëpunim me organizatën “Ateret Cohanim” që punon për të krijuar një shumicë hebraike në Qytetin e Vjetër dhe në Jerusalemin Lindor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne