Izraeli po financon 7 grupe kryengritëse në Siri

Sipas analistes izraelite Elisabeth Tsurkov e cila me vite ndjek zhvillimin e konfliktit sirian, më së paku shtatë grupe kryengritëse në Siri me rregull marin armë, municion dhe para nga Tel Avivi.

Analistja e ndërlidh këtë ndihmë izraelit ”kryengritësve” me sukseset ushtarake në luftë kundër terroristëve gjatë muajve të fundit, por edhe sa i përket këshilltarëve ushtarak në Siri, si problem i madh për Izraelin. Krejt kësaj duhet shtuar edhe pasivitetin e SHBA-ve në Siri.

Analistja poashtu thekson se gjatë muajve të fundit Izraeli ka qëlluar objektet ushtarake siriane dhe objektet në të cilin janë prezent aleatët sirian, pasi që ndihen sa më afër territoreve të okupuara palestineze.

Irani në Siri është brenga kryesore për Izraelin, të cilin e ka konfirmuar edhe ministri i ekonomisë izraelite Naftali Bennet. Ai pranoi se për Tel Avivin ISIS-in nuk e ka parë si “kërcënim strategjik apo ekzistencial” dhe konsideron se shkatërrimi i këtij grupi do të forcojë pozitën e Iranit në Siri dhe Irak.

“Kurrë nuk e kemi parë ISIS-in si kërcënim ekzistencial dhe strategjik dhe ISIS-in nuk duhet zhdukur për të ardhur Irani”, ka deklaruar Benneti. Ai ka akuzuar Iranin se po kryen sulmet të cilët po ndodhin në jug dhe veri të territoreve të okupuara palestineze, që është absurde dhe është demantuar nga kumtesat zyrtare të ushtrisë izraelite, e cila ka cituar se kush e ka goditur Golanin e okupuar, por që për IDF-në gjithmonë është fajtore ushtria siriane.

“Irani është koka e oktapodit i cili kërcënon Izraelin. Këmba e tij është Hezbollahu libanez. Ka këmbë edhe në Siri në milicit shiite ndërsa këmba tjetër është në Gazë i cili quhet Hamas. Ata janë të gatshëm të luftojnë gjer në pikën e fundit të gjakut kundër Izraelit”, ka sqaruar Benneti dhe ka bërë thirrje” në fushatën diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë por edhe në mjete tjera kundër kokës së oktapodit(Iranit)”

“Duhet të zvogëlojmë këtë korridor, dhe ajo është të cilin po e bëjmë. Kemi thënë se nuk do të lejojmë Iranit të vendoset në Siri dhe këtë po e bëjmë”, ka shtuar ministri izraelit i ekonomisë Benneti.

Teherani disa herë i ka hedh poshtë pretendimet se do të vendos baza ushtarake në Siri dhe se atje ka dërguar numrin e caktuar të këshilltarëve ushtarak me kërkesë të Damaskut zyrtar të cilët po japin kontribut të çmuar në luftën e tyre kundër ISIS-it.

Burimi : Logično/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne