Izraeli pohon rolin e Tel Avivit në vrasjen e myslimanëve Rohingia në Mianmar

Një ekspert i njohur izraelit ka deklaruar se Tel Avivi është i implikuar në vrasjen masive dhe gjenocidin e myslimanëve të pafajshëm dhe të pambrojtur në Mianmar.

Gazeta izraelite “Haaretz” në një raport të saj ka shkruar se profesor Jair Overun, ekspert i çështjeve të gjenocidit, në një raport të tij ka thënë se Tel Avivi luan rol në vrasjen e myslimanëve në Mianmar. Izraeli qysh nga disa dekada më parë ishte i informuar për gjenocidin dhe krimet e regjimit sundues në Mianmar dhe vazhdimisht eksportonte armatime dhe municion në këtë vend. Vrasja masive e myslimanëve Rohingia nga ana e regjimit kriminel të Mianmarit sipas standardeve të OKB, është pastrim etnik, ndërkohë që Avigdo Lieberman, ministri i luftës së regjimit sionist, po mundohet të paraqes vetën të pafajshëm në vrasjen e myslimanëve Rohingia në Mianmar-, ka thënë ndër të tjera ai në këtë raport./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne