Izraeli redukton furnizimin me energji në Rripin e Gazës

Izraeli ka reduktuar furnizimin me rrymë në Rripin e bllokuar të Gazës nga 120 në 55 megavat – një reduktim prej më shumë se 45 për qind – tha autoriteti i energjisë në Gaza të enjten.

“Reduktimet e vazhdueshme të energjisë nga Izraeli po shtojnë barra të mëtejshme për popullsinë tashmë të vuajtur të Gazës, veçanërisht nën dritën e temperaturave të larta të verës”, tha autoriteti në një deklaratë.

Ai vazhdoi të theksonte se enklava bregdetare tani po merrte një total prej vetëm 140 megavat energji elektrike – nga Egjipti dhe Izraeli dhe nga centrali i vetëm funksional i Gazës – nga 500 megavat të nevojshme për të plotësuar nevojat e rripit me afërsisht 2 milionë banorë.

Izraeli fillimisht filloi të reduktojë furnizimin me energji elektrike në Gaza më 19 qershor – një masë kjo që thuhet se erdhi me kërkesën e Autoritetit Palestinez me bazë në Ramallah (PA).

Në prill, presidenti palestinez Mahmud Abbas, i cili kryeson PA-në, u zotua të ndërmarrë “hapa të paprecedentë” për të ushtruar presion mbi lëvizjen e rezistencës palestineze Hamas – që qeveris Gazën – për të hequr dorë nga kontrolli i territorit.

Që kur Hamasi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007, rripi bregdetar ka rënë nën një embargo izraelito-egjiptiane që i ka privuar banorët e saj me shumë mallra bazë, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne