Ushtria izraelite njoftoi herët mëngjesin e së shtunës se ka rrëzuar një mjet ajror të telekomanduar (dron) iranian të ngritur nga territoret siriane, pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Izraelit, duke u kundërpërgjigjur me sulme ajrore ndaj objektivave të Iranit në Siri.
“Droni i ngritur në fluturim nga Siria u interceptua që në çastet e para nga sistemet tona të mbrojtjes ajrore dhe u rrëzua vetëm pasi shkeli hapësirën ajrore izraelite”, thuhet në një komunikatë me shkrim të ushtrisë izraelite.
“Si kundërpërgjigje ndaj këtij akti, ushtria jonë sulmoi nga ajri objektivat e Iranit në Siri”, nënvizon deklarata në fjalë.
Një tjetër komunikatë e ushtrisë izraelite mëngjesin e së shtunës njoftonte se ndaj avionëve të Izraelit ishte hapur zjarr nga Siria.
Kurse Irani nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë incident./ trt