Izraeli rrit distancën e peshkimit në Gaza

Izraeli ka marrë vendim për rritjen në 9 milje detare distancën e peshkimit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Nizar Ajash, kryetar i Sindikatës Palestineze të Peshkatarëve, në një deklaratë për AA ka theksuar se duke filluar nga dita e mërkurë, Izraeli ka marrë vendimin për rritjen e distancës së peshkimit në brigjet në jug të Gazës nga 6 në 9 milje detare.

Ajash u shpreh se vendimi u është bërë i ditur dhe se ekziston mundësia që Izraeli të heq dorë nga ky vendim.

Ai po ashtu njoftoi se vendimi në fjalë i Izraelit nuk ka specifikuar ndonjë periudhë kohore.

Në Rripin e Gazës, i cili gjendet nën bllokadë, afërsisht katër mijë peshkatarë sigurojnë jetesën për 50 mijë njerëz.

Sektori i peshkatarisë në rajon ka shënuar rënie për shkak të uljes së shpeshtë të distancës së peshkimit në 6 milje dhe për shka të disa kufizimeve të tjera.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të nënshkruar në vitin 1993 mes Organizatës Çlirimtare Palestineze dhe Izraelit, palestinezët kanë të drejtë të lëvizin deri në 20 milje në ujëra nga Rripi i Gazës pa qenë të rrezikuar nga asnjë ndërhyrje izraelite, megjithatë, qeveria izraelite pengon këtë të drejtë të palestinezëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne