Muezini muskuloz 46-vjeçar ka ngritur pesha që kur ishte i ri dhe nuk e ka menduar kurrë se sporti bie ndesh me rolin e tij fetar.

Ibrahim Masri, një pjesëtar i pakicës arabe në Izrael, u shkarkua nga pozicioni si muezini kryesor i xhamisë El- Jazzar në qytetin verior Akre në Izrael pasi kishte marrë pjesë në një garë Bodybuilding, raporton AFP.

Ministria e Brendshme e Izraelit vendosi që pjesëmarrja e tij në konkursin e vitit 2017 binte në kundërshtim me fenë e tij. Sipas një zëdhënësi të ministrisë, Masri u shkarkua për shkak te veshjes së tij të papërshtatshme – sportistët e Bodybuilding zakonisht gjatë konkurseve mbajnë rroba sportive të shkurtra.

“Ky është një vendim i padrejtë. Feja Islame e inkurajon çdo individ që të merret me sport. Ata më treguan fotot e mia kur kisha marrë pjesë në konkurs, dhe e konsideruan të papërshtatshme për një muezin që të praktikonte këtë sport”, tha për AFP atleti 46-vjeçar, i cili fitoi kampionatin e viti 2017 për kategorinë e tij.

“Ata e dinin se unë kisha qënë i përfshirë në këtë sport përpara se të punësohesha”, tha Masri. Sortisti e ka paraqitur tashmë cështjen e tij në apel, e cila pritet të dëgjohet muajin e ardhshëm./sputnik/Gazeta Impakt

51