Izraeli shkatërroi fshatin Al Arakib 132 herë

zraeli sionist ka shkatërruar 132 herë fshatin Al Arakib i cili ndodhet në shkretëtirën e Negevit.

Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes së Arakib, Yusuf Abu Zayid tha në një deklaratë se regjimi izraelit sionist ka shkatërruar shtëpitë e ndërtuara nga çadra në fshat.

Pasi shkatërruan fshatin 132 herë, forcat okupuese sioniste të cilët erdhën në fshatin Arakib për t’a shkatërruar atë, arrestuan 4 palestinezë.

Lidhur me këtë, kryetari i Komitetit të Mbrojtjes së Arakib, Yusuf Abu Zayid u shpreh kështu: “Ne do të rindërtojmë fshatin tonë. Çfarëdo që të ndodhë, ne nuk do të heqim dorë nga toka jonë. Ne nuk do të largohemi nga kjo tokë.”

Shtëpitë e ndërtuara nga çadrat në fshatin Arakib, së fundmi u patën shkatërruar në muajin korrik nga forcat izraelite.

Në fshatin Arakib jetojnë mbi 80 shtetas të Izraelit. Qeveria izraelite pretendon se fshati është themeluar në mënyrë të paligjshme dhe se ai duhet të shkatërrohet.

Ndërsa populli i fshatit thekson se këto toka trashëgohen nga gjyshërit e tyre shumë kohë përpara krijimit të Izraelit.

Fshatarët vazhdojnë të rezistojnë duke rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale druri dhe plastike pas çdo rrënimi nga forcat izraelite.

Izraeli, i cili nuk ofron shërbime të detyrueshme si energjia elektrike dhe uji ashtu si në fshatrat e tjera në rajonin Negev, nuk njeh pronësinë e tokës për palestinezët që jetojnë në rajon.

Sipas burimeve palestineze, Izraeli deri më tani ka konfiskuar 11 milion akra të shkretëtirës Neveg ku jetojnë 220,000 palestinezë.

BASTISJA E SHTËPIVE TË PALESTINEZËVE GJATË NATËS: ARRESTOHEN 13 PERSONA

Nga ana tjetër, përpjekjet e regjimit izraelit sionist për të arrestuar palestinezët në qytetet tjera, po vazhdojnë ende.

Forcat pushtuese arrestuan 13 palestinezë në Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

U raportua se janë arrestuar 13 palestinezë në operacionet e zhvilluara gjatë natës nga regjimi izraelit dhe se ata u arrestuan me pretendimin për përfshirje në aktivitetet terroriste.

TORTUR DHE KËRCËNIM NDAJ GAZETARES SË ARRESTUAR

Në anën tjetër, po vazhdojnë të vijnë lajme në lidhje me torturat dhe presionet në burgjet izraelite.

U zbulua se njëra nga gazetarët e shumtë të arrestuar në burgjet e Izraelit, Lama Khater i është nënshtruar torturës dhe kërcënimit.

Sipas lajmeve të shtypit palestinezë, u tha se forcat izraelite kanë kërcënuar gazetaren Lama Khater, duke kërkuan nga ajo që të raportojë gënjeshtra, përndryshe do të arrestojnë të afërmit e saj.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne