Izraeli sulmon edhe tendat e refugjatëve palestinezë në Gaza

Izraeli ka kryer sulme mbi tendat e vendosura nga palestinezët në kuadër të demonstratave të qeta “Marshi i Madh i Kthimit”, të cilat nga 30 marsi mbahen në kufirin e Gazës.

Burimet lokale thonës se me anë të fluturakeve pa pilot është shtënë në drejtim të tendave të vendosura në lindje të Refahut.

Me anë të po këtyre fluturakeve janë djegur edhe gomat të cilat palestinezët planifikonin t’i përdorin gjatë protestës së sotme.

Abdullatif Kanu në emër të Hamasit u shpreh se djegia e gomave dhe tendave nuk do të zbehë forcën e masës që sot do të marrë pjesë në “Demonstratat një milionëshe”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee ka shkruar në Twitter se ushtria është e gatshme të pengojë kalimet përtej kufirit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmon se nga 30 marsi janë vrarë mbi 120 palestinezë, përfshirë edhe 13 fëmijë, dy punonjës mjekësorë dhe dy gazetarë.

Palestinezët që nga fundit i marsit mbajnë protesta masive të quajtura “Marshi i Madh i Kthimit” në kufi mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Të paktën 120 palestinezë nga Rripi i Gazës janë vrarë dhe mbi 13 mijë të tjerë u plagosën nga 30 marsi kur forcat izraelite hapën zjarr mbi demonstruesit të cilët kishin dalë për të shënuar “Ditën e Tokës”, që paraqet simbolin e rezistencës së pushtimit izraelit.

Protestat kulmuan më 15 maj me rastin e shënimit të 70 vjetorit të Nakba-s apo Ditës së Katastrofës, e cila simbolizon vuajtjet dhe dëbimet e popullit palestinez që nga themelimi i shtetit të Izraelit në tokën palestineze.

Forcat izraelite të sigurisë duke përdorur forcën nga armë zjarri u përpoqën të pengojnë protestat të cilat vazhduan në ditët në vijim. Dënimet erdhën nga të gjitha anët e botës, ku thuhej se është i papranueshëm përdorimi i forcës së tepruar në rastin e protestave paqësore palestineze.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne