Izraeli sulmon me gaz helmues

U raportua se Izraeli sionist në Marshin e Madh të Kthimit të zhvilluar në kufirin e Gazës, ka përdorur një gaz të panjohur më parë.

Mediat palestineze raportuan se në zhvillimet e së premtës së kaluar, në kufi të Gazës, Izraeli po sulmon ndaj protestuesve me një gaz të ri.

U tha se gazi i përdorur nga ushtria izraelite i kishte shkaktuar palestinezëve dridhje në trupat e tyre. Gjithashtu u raportua se ka pasur ndikim edhe në vetëdijen e palestinezëve të ekspozuar ndaj gazit.

U raportua se gazi i përdorur për herë të parë nga Izraeli ishte i panjohur dhe se mostrat e gjakut dhe të urinës nga palestinezët e prekur nga gazi u morën dhe u dërguan në laborator.

Është theksuar se me gazin e përdorur nga Izraeli ndaj palestinezëve, është kryer krim njerëzor dhe se priten rezultate tronditëse nga mostrat e dërguara në laborator.

Gjithashtu, u tha se ushtarët izraelit kishin në shënjestër pjesët gjenitale të palestinezëve duke synuar kështu infertilitetin (shterpësinë) e tyre.

Burimi : Rast Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne