Izraeli sulmon një zonë në kufirin mes Libanit dhe Sirisë

Një avion luftarak izraelit ka sulmuar një zonë në lartësitë e pushtuara Golan të Sirisë, pasi dyshohet se një raketë Patriot ka qëlluar një mjet ajror pa pilot të drejtuar nga lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah.

Gazeta Daily Star me bazë në Bejrut raportoi se sulmet ajrore synonin një numër fushash në rajonin strategjik Kuneitra në jugperëndim të Sirisë. Më parë, mediat izraelite pretenduan se forcat ushtarake të Izraelit kishin goditur një avion zbulimi sapo kishte hyrë në qiell mbi lartësitë e okupuara Golan. Zëdhënësi ushtarak izraelit gjeneral brigade Ronen Manelis tha se avioni i drejtuar nga Hzzbollah u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Damaskut. Gjatë disa viteve të fundit, Izraeli ka sulmuar shpesh objektiva ushtarake në Siri në atë që konsiderohet si një përpjekje për të mbështetur grupet terroriste që kanë pësuar humbje të mëdha në luftën e tyre kundër forcave qeveritare siriane. Damasku thotë se Izraeli dhe aleatët e tij perëndimorë dhe rajonalë po ndihmojnë grupet terroriste takfiristë që veprojnë brenda Sirisë, ndërsa ushtria e regjimit të Tel Avivit kryen sulme sporadike kundër forcave qeveritare siriane. Regjimi izraelit ka krijuar edhe spitale në terren për të mjekuar terroristët e plagosur të evakuuar nga Siria. Për më tepër, ushtria siriane ka konfiskuar në mënyrë të përsëritur sasi të mëdha të armëve të prodhuara nga Izraeli dhe pajisje ushtarake të sofistikuara nga terroristët e huaj në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne