Izraeli sulmon pikën ushtarake të brigadës Izzeddin el-Kassam

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një pikë ushtarake të krahut të armatosur të Hamasit, Brigada Izzeddin el-Kassam, në Rripin e Gazës.

Përmes një deklarate me shkrim, ushtria izraelite njoftoi se “avioni luftarak ka goditur një kullë vrojtimi të Hamasit në Gaza, si kundërpërgjigje ndaj raketës së hedhur më parë në jug të Izraelit”.

Ndërkaq, burimet palestineze të sigurisë në Gaza theksuan se avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar qendrën e vrojtimit të Brigadave Izzeddin el-Kassam në rajonin Bejt Lahja të Gazës.

Burimet shëndetësore palestineze njoftuan se nga sulmi në fjalë nuk ka të vdekur apo të plagosur.

Ndryshe, ushtria izraelite mbrëmë theksoi se nga Gaza është shkrepur një raketë në jug të Izraelit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne