Izraeli do të zëvendësojë detektorët metalikë në dyert e xhamisë Aksa me detektorë dore

Izraeli ka vendosur të zëvendësojë detektorët metalikë në portat e kompleksit Al-Aksa me detektorë dore mes tensioneve në rritje, tha televizioni izraelit të shtunën.

Sipas televizionit izraelit Channel 2, policia izraelite e vendosi këtë ndryshim që nga mbrëmja e së shtunës.

Raporti pohonte se forcat e policisë do të vendoseshin për të kryer kontrolle me detektorë dore në portat e Aksasë.

Sipas raportit, shefi i policisë së Jeruzalemit, Yoram Halevy dhe kryebashkiaku i Jeruzalemit, Nir Berekat mbështetën vendimin.

Autoritetet izraelite ende nuk e kanë komentuar këtë çështje.

Zemërimi është përhapur në të gjithë Bregun Perëndimor që nga java e fundit kur Izraeli mbylli xhaminë Aksa, e shenjtë edhe për muslimanët dhe hebrenjtë, pas një përplasjeje vdekjeprurëse.

Xhamia u rihap pas një mbylljeje dy-ditore, por Izraeli instaloi detektorë metalikë në portat e xhamive, të cilat, thonë palestinezët, synojnë të ndryshojnë status kuo-në e vendit, një balancë delikate mes të drejtave të lutjes dhe të vizitave.

Izraeli, nga ana e tij, refuzoi të hiqte detektorët, duke pretenduar se masat e sigurisë ishin të ngjashme me proçedurat e ndërmarra në vende të tjera të shenjta anembanë botës.

I shenjtë për muslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët, Jeruzalemi është shtëpia e Xhamisë Al-Aksa, e cila për muslimanët paraqet vendin e tretë më të shenjtë në botë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne