“Izraeli tenton të prishë marrëdhëniet e Turqisë me Palestinën”

Anëtari i Komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Ahmed Majdalani tha se Izraeli po përpiqet të vendosë Turqinë me Palestinën kundër njëra-tjetrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Majdalani tha se qeveria e Izraelit nëpërmjet “gënjeshtrave të publikuara në shtypin izraelit” synon të trondisë në themel marrëdhëniet Turqi-Palestinë.

“Izraeli me përpjekje të kota përpiqet të vendosë Turqinë me Palestinën kundër njëra-tjetrës”, thekson Majdalani duke shtuar se pas qeveria izraelite ndodhet pas “gënjeshtrave” që dalin në media.

Ai tha se janë të kënaqur nga veprimet e Turqisë dhe rolin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për Kudsin. “Qeveria palestineze dhe populli palestinez, vlerëson me nivelin më të lartë rolin në rritje të Turqisë në lidhje me kauzën e Palestinës dhe Kudsit”, u shpreh Majdalani.

Pasi vuri në dukje se mes Turqisë dhe Palestinës ka një koordinim, Majdalani tha se “Mes Truqisë dhe Palestinës ka një koordinim të nivelit më të lartë në mënyrë që Palestina të fitojë kauzën e saj në mbledhjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Në një lajm të publikuar sot në gazetën izraelite “Haaretz” pretendohej se qeveritë e Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Palestinës vitin e kaluar u kanë dërguar mesazhe të ndryshme autoriteteve izraelite se “aktivitetet e Turqisë në Kudsin Lindor nën pushtim kanë shkaktuar shqetësime”.

Gjithashtu në artikullin e gazetës thuhet se “këto aktivitete të Turqisë vendosin në rrezik edhe interesat e këtyre vendeve por edhe të Tel Aviv-it”.

Lidhur me këtë shkrim të gazetës “Haaretz” deri më tani Arabia Saudite dhe Jordania nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne