Izraeli testoi me sukses sistemin e mbrojtjes raketore “Arrow 3”

Izraeli ka njoftuar testimin me sukses të sistemit të mbrojtjes raketore të llojit “Arrow 3”, i cili është efikas kundër raketave balistike jashtë atmosferës.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit thuhet se sistemi i mbrojtjes raketore “Arrow 3” u testua sot në orët e hershme të mëngjesit në zonën qendrore të vendit nga Industria Aeronautike dhe Hapësinore e Izraelit dhe Agjencia e Mbrojtjes Raketore e ShBA-së.

Bëhet e ditur se sistemi “Arrow 3”, i cili është efikas kundër raketave balistike jashtë atmosferës, ka shkatërruar me sukses objektivat e përcaktuara.

Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit thuhet se testimi i kryer me sukses është “një moment i rëndësishëm historik” në mbrojtjen e Izraelit ndaj kërcënimeve aktuale dhe atyre të ardhshme.

Gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar Izraeli ka testuar sistemin e mbrojtjes raketore “Arrow 3”, por gjatë tij nuk përdori ndonjë objektiv.

Sistemi i mbrojtjes raketore “Arrow 3”, i zhvilluar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përdoret për asgjësimin e raketave balistike./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne