Zgjerimi i intifadës palestineze, me afrimin e ditës së Kudsit ka krijuar frikë dhe tmerr tek regjimi sionist.

Regjimi sionist me gjithë masat shtypëse dhe të dhunshme për shuarjen e intifadës së popullit palestinez, kohët e fundit ka shtuar akoma më shumë masat e sigurisë nga frika e një intifade të madhe në ditën e Kodsit. Dita Botërore e Kodsit është pasqyrë e unitetit të botës islame përballë hegjemonizmit botëror dhe sionistëve okupatorë. Populli i Iranit Islamik, sivjet në ditën e Kodsit edhe një herë do të shpreh unitetin dhe solidaritetin e tij me kombin palestinez. Ceremonia e manifestimit madhështor me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, për shkak të zhvillimeve në rajon, botën islam dhe për shkak të shtypjes së myslimanëve nga ana e grupeve selefiste dhe takfiriste, ka rëndësi tepër të madhe dhe për këtë kjo ceremoni duhet organizuar në formë akoma më madhështore sesa vitet e kaluara. Pjesëmarrja e gjerë e popullit dhe e funksionarëve në Ditën Botërore të Kodsit, është grusht i hekur përballë armiqve të kombit palestinez dhe shprehje e urrejtjes ndaj armiqve të ummetit islam dhe në veçanti të regjimit fals Izraelit.

E premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit, me iniciativë të Khomeinit themeluesit të RII, është shpallur Dita Botërore e Kodsit. Kjo ditë është një rast i përshtatshëm që myslimanët në të gjithë botën të shprehen kundër politikave raciste të regjimit sionist. dita botërore e Kodsit është një epope e madhe në mbrojtje të popullit palestinez dhe për të dënuar veprimet e kompromisit të disa vendeve të rajonit me Izraelin. Qëllimi i pjesëmarrjes masive në manifestimin madhështor të Ditës Botërore të Kodsit është dënimi i veprimeve të kompromisit të disa vendeve të rajonit me regjimin sionist dhe kundër normalizimit të marrëdhënieve me këtë regjim fals. Mesazhi i manifestimit të Ditës Botërore të Kodsit është mbështetja për popullin palestinez dhe mbështetje për intifadën palestineze dhe çlirim nga regjimi sionist dhe terrorizmi takfirist. Dita e Kodsit ka ngjallur frikë tek regjimi sionist. Vitet e fundit regjimi sionist dhe partnerët e tij rajonalë dhe jo rajonalë janë përpjekur të përhapin konfliktet dhe trazirat në botën islame me qëllim që aspiratat e Palestinës të lihen në harresë. Nisja e intifadës së tretë të palestinezëve, që deri tani ka rezultuar me 250 martirë dhe me mijëra të plagosur, ka ngjallur frikë të madhe tek regjimi sionist dhe sidomos tek kolonët sionistë./ PT

19