Izraeli torturon në burgje 60 për qind nga të miturit palestinezë

Aktualisht në burgjet izraelite mbahen të burgosur rreth 6500 palestinezë, ndër ta 350 prej tyre janë vetëm fëmijë.

Gjashtëdhjetë për qind e fëmijëve palestinezë të burgosur në burgjet izraelite i nënshtrohen torturave fizike dhe psikologjike, tha të djelën organizata e të burgosurve të palestinezë.

Në një deklaratë, organizata joqeveritare tha se me të miturit ishin përdorur tortura fizike dhe psikologjike përmes mënyrave te ndryshme, duke përfshirë edhe arrestimet gjatë orëve të vona të natës si dhe rrahjet.
Të miturit gjithashtu vihen nën presione të vazhdueshme të kërcënimeve, vetëm e vetëm për të folur. Ata mbahen për orë të tëra pa ngrënë dhe pa pirë dhe i nënshtrohen marrjeve në pyetje për periudha të gjata kohore. Ata gjithashtu përballen me fyerje dhe sharje me shumë fjalë të turpshme.
Deklarata përfshinte edhe dëshmi nga tre fëmijë të cilët ishin mbajtur në burgun Ofer të Bregut Perëndimor.
Mustafa al-Badan 17 vjeç, Faisal al-Shaer 16 vjeç dhe Ahmed al-Shalalda 15 vjeç, thanë në dëshmitë e tyre se ata ishin abuzuar nga zyrtarët izraelitë gjatë arrestimit dhe marrjes në pyetje.
Aktualisht Izraeli mban të burgosur rreth 6,500 palestinezë, mes të cilëve vetëm 350 të burgosur janë fëmijë./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne