Izraeli u mohoi daljen qindra palestinezëve nga Gaza në 2018

Të paktën 769 palestinezëve u është mohuar mohuar të dalin jashtë Rripit të bllokuar të Gazës nga autoritetet izraelite që nga muaji janar i këtij.

Sipas gazetës Haaretz, në mesin e aplikuesve që kanë kërkuar të dalin jashtë Gazës ka pasur edhe palestinezë me nevojë për trajtim mjekësor për sëmundje si kanceri.

Sipas Haaretz, autoritetet izraelite kanë përmendur si arsyetim për moslejimin e daljes së palestinezëve lidhjet mes tyre dhe anëtarëve të Hamasit.

Vitin e kaluar, Izraeli ua mohoi daljen vetëm 21 banorëve të Gazës.

Që nga viti 2007, Rripi i Gazës gjendet nën një bllokadë të ashpër izraelite e cila vazhdon të privojë banorët e saj nga shumë artikuj themelorë, përfshirë ushqimin, lëndët djegëse, artikujt mjekësorë dhe materialet e ndërtimit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne