Izraeli vrau katër protestues palestinezë

Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se katër palestinezë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në ndërhyrjen e Izraelit në protestat e organizuara në Rripin e Gazës.

Në aktivitetin e zhvilluar këtë të premte në kuadër të Marshit të Madh të Kthimit i cili filloi para 11 javësh dhe u zhvillua çdo të premte, morën pjesë rreth 12.000 palestinezë.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës e cila njoftoi se në mesin e të vdekurve ishte edhe një fëmijë 15 vjeç, deklaroi se numri i të lënduarve është mbi 500. Në protestat e palestinezëve të organizuara me rastin e Ditës së Jeruzalemit, forcat izraelite të sigurisë ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke hapur zjarrë ndaj protestuesve.

Ushtria izraelite tha se protestuesit kanë dërguar në anën e Izraelit fluturake nën të cilat kanë vendosur lëndë djegëse dhe kanë hedhur gurë dhe bomba.

Zyrtarët e shëndetësisë palestineze raportuan se në protestat e muajit prill dhe maj, brenda gjashtë javësh janë vrarë mbi 120 palestinezë dhe janë plagosur mbi 10 mijë të tjerë.

Në protestën e zhvilluar me 14 maj, humbën jetën 62 palestinezë.

Burimi : Rast Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne