Izraelitët pavarësisht burgosjes nuk kryejnë shërbimin ushtarak

Në Izrael ku shërbimi ushtarak i detyruar për femrat është dy vite e gjysmë dhe për meshkujt tre vite, dhjetëra persona burgosen duke u gjykuar se “refuzojnë këtë detyrë”.

Shtetasja izraelite 19 vjeçare Tamar Zeevi e cila ka kryer 115 ditë burg për shkak se ka refuzuar të kryejë shërbimin e detyruar ushtarak pasi nuk miraton politikat e okupimit të Izraelit dhe 18 vjeçarja Hadas Tal kanë folur për gazetarin e AA-së.

Dy femrat Tal dhe Zeevi mbrojnë idenë se duhet të gjendet një alternativë që arabët dhe hebrenjtë të vazhdojnë një jetë të lirë dhe dinjitoze duke i dhënë fund pushtimit në territoret palestineze.

Tal duke rikujtuar se ditën e nesërme do të dalë para gjykatës ushtarake tha se “Izraeli vazhdon pushtimin duke bërë që miliona njerëz të jetojnë nën një diktaturë ushtarake dhe nuk ka ndërmend që ti japë fund kësaj. Për këtë arsye refuzoj që të shkoj në shërbimin ushtarak. Mendoj se është e rëndësishme që të refuzoj të jem pjesë e këtij krimi që kryhet në Bregun Perëndimor dhe në Gazën nën pushtim.”

Izraeli punët e pista i kryen nëpërmjet të rinjve

Duke theksuar se dëshiron t’i tregojë botës se në shoqërinë izraelite ka edhe njerëz që janë kundër politikave pushtuese, Tal është shprehur se “Ushtria izraelite në territoret palestineze nën pushtim përdor të rinjtë izraelit të moshës 18 vjeçare. Sepse është më e lehtë që të bindësh dikë në atë moshë që të kryejë punët e pista të pushtimit. Kur përfundoni shkollën e mesme duke vajtur ushtarë kujtoni se ‘i shërbeni vendit, mbroni atdheun‘. Për shembull ata që janë në moshën 25 vjeç kanë mundësinë që të mendohen më shumë se çfarë ndodh”.

Më tej Tal ka bërë të ditur se njeh shumë njerëz që “kryejnë shërbimin ushtarak në territoret palestineze nën pushtim dhe të cilët më pas kur mendojnë shprehen “O Zot çfarë kam bërë! Ishte e gabuar kjo që kam kryer.”

Pasi ka shpjeguar se familja e ka mbështetur kur ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në shërbimin ushtarak ku dhe aktualisht motra e saj po kryen këtë detyrë emrin e të cilës nuk e bën të ditur për arsye që të mos ketë presione mbi të, Tal ka theksuar se “Në median sociale ka patur edhe reagime ndaj saj, por ato që e njohin dhe që e dinë se është një njeri i mirë nuk kanë reaguar. Ka edhe nga shoqet e mia që më kanë kundërshtuar sepse në shoqërinë izraelite nuk është e pranueshme të refuzosh për të shkuar në shërbimin ushtarak. Kjo gjë është edhe më e theksuar në qytetin Emek Izrael ku unë jetoj. Sistemi arsimor është ndërtuar në atë mënyrë që nxit njerëzit të shkojnë ushtarë. Për këtë arsye njerëzit janë habitur me vendimin tim dhe kanë kërkuar të mësojnë arsyen.”

“Si një 18 vjeçare nuk është si një pjesë normale e jetës sime të hyj në burgun ushtarak. Por dua ta paguaj këtë çmim sepse mendoj që rezultati do të jetë më i kuptimtë dhe do t’ia vlejë”, është shprehur Tal, duke bërë të ditur se ditën e nesërme pas gjyqit do të dërgohet në burg dhe se është e shqetësuar për këtë.

Ndër të tjera pasi ka theksuar se në shoqërinë izraelite nuk ka as kërkesa në rritje për përfundimin e okupimit Tal është shprehur: “Kjo ndodh sepse njerëzit janë mësuar me këtë. E përjetojnë që prej 50 vitesh këtë pushtim dhe madje as që e mendojnë se mund të ketë një alternativë. Kujtojnë se duke vazhduar pushtimin mbrojnë veten e tyre. Për këtë arsye unë dëshiroj të tregoj se kjo ka një alternativë dhe kërkoj nga qeveria një alternativë.”

Ndërsa Sivan, babi i Tal, duke u shprehur se mbështet që të dyja vajzat edhe atë që nuk ka vajtur edhe atë që ka vajtur për kryerjen e shërbimit ushtar, ai thekson se “Jam pak i shqetësuar nga procesi antidemokratik në Izrael. Mendoj se njerëzit duhet të shprehin pa u frikësuar atë që mendojnë. Tani mendimet e mia për ushtrinë janë më ndryshe nga periudha kur isha 18 vjeç. Unë kam bërë katër vite ushtri dhe në atë kohë mendoja më pak. Por ende nuk jam kundra për vajtjen ushtar. Mendoj se problemi thelbësorë nuk qëndron tek ushtria, por tek politikanët që vazhdojnë okupimin. Vazhdojnë një situatë që është kundër hebrenjve, izraelitëve muslimanë apo palestinezë në këtë vend.”

Ka bërë 115 ditë burg

Një tjetër izraelite që refuzon të kryejë shërbimin ushtarak dhe që për këtë arsye ka kryer 115 ditë burg është 19 vjeçarja Zeevi e cila refuzimin e saj e ka shpjeguar me këto fjalë: “Nuk kam vajtur për kryerjen e shërbimit ushtarak për arsyen se nuk kam dashur të bashkëpunoj me qeverinë e Izraelit. Sepse qeveria e Izraelit që prej 50 vitesh vazhdon pushtimin dhe çdo ditë shkel të drejtat e njeriut. Nuk dëshiroj që duke vajtur në shërbimin ushtarak të bëhem pjesë e kësaj politike. Besoj se ka një rrugë tjetër jashtë pushtimit. Besoj se të gjithë qytetarët izraelitë dhe palestinezë duhet të jetojnë në mënyrë dinjitoze dhe të lirë.”

“Nuk jam e penduar”

Zaevi pasi është shprehur se nuk është penduar nga çmimi që ka paguar duke mos kryer shërbimin ushtarak, tha se “Nuk është aspak e lehtë të ndodhesh në burgjet ushtarake. Jeta është shumë e disiplinuar në burgun ushtarak dhe komandantët mund ta kthejnë jetën tuaj në një mjerim. Ngriheshim çdo ditën në orën 05:00 të mëngjesit, ishte e ndaluar të flisje apo të prekje ndokënd.”

Më tej Zeevi ka shtuar se pas këtyre gjykimeve dhe burgut ka vendosur të kryejnë 1 vit shërbim civil në vend të ushtrisë për shkak se nuk do të mund të hyjë në asnjë punë zyrtare nëse nuk e kryen këtë.

“Ka një sistem arsimor të militarizuar”

Zeevi tha se pavarësisht se ka rritje të atyre që refuzojnë të shkojnë ushtarë, por se ende kjo është një pjesë e vogël e komunitetit, ka shtuar më tej se “Sistemi arsimor i Izraelit është jashtëzakonisht i militarizuar ashtu sikurse edhe shoqëria izraelite. Kujtoj që në klasën e tetë ushtarët vinin në klasë dhe na shpjegonin se ‘sa të rëndësishme ishin punimet për arabishten dhe Lindjen e Mesme’. Në këtë mënyrë përpiqeshin që të na drejtonin tek shërbimet inteligjente. Në shkollë të mesme për një javë duke na veshur uniforma na kanë mësuar se si të përdorim armët.”

“Jerusalemi është një qytet i ndarë plotësisht. Sekularët me fetarët, izraelitët me palestinezët nuk flasin. Çdo kush ka lagjen e tij dhe gjithkush shkon në shkollën e tij. Si izraelitë nuk kalojmë asnjëherë në Jerusalemin Lindor”, ka shpjeguar Zeevi duke u shprehur se nuk ka gjetur mundësinë të njihet me palestinezët pavarësisht se është lindur dhe rritur në Jerusalem.

Çdo vit burgosen 20 izraelite që refuzojnë pushtimin dhe të kryejnë ushtrinë

Sipas të dhënave të Organizatës së shoqërisë civile Mesarvot e themeluar me qëllim për t’i dhënë mbështetje qytetarëve izraelitë që refuzojnë të shkojnë në ushtri për shkak se nuk miratojnë politikat pushtuese të Izraelit, theksohet se pasi gjykohen çdo vit burgosen afërsisht 20 izraelite që refuzojnë të kryejnë ushtrinë.

Noa Gur Golan, pasi u gjykua në gjykatën ushtarake javën e kaluar u dënua me 30 ditë burg pasi kishte refuzuar të shkonte në ushtri. Golan gjithashtu për të njëjtën arsye edhe muajin e kaluar është dënuar me 14 ditë burg.

Ndërsa në muajt e parë të këtij viti për tre qytetarë izraelitë Tamar Alon, Tamar Zeevi dhe Atalia Ben-Aba është dhënë dënimi me nga 100 ditë burg për shkak se nuk kanë pranuar të kryejnë shërbimin ushtarak.

Hebrenjtë Haredi nuk kryejnë ushtri

Një pjesë e madhe e hebrenjve Ultra-Ortodoksë (Haredi) të cilët tërheqin vëmendjen me veshjet e zeza refuzojnë të shkojnë ushtarë, por arsyeja e këtij grupi është e ndryshme nga të tjerët. Këta persona që përbëjnë afërsisht 10 për qind të popullsisë deklarojnë se ndodhja e tyre në Izrael është “për të mësuar dhe jetuar literaturën hebraike” dhe refuzimi i tyre nuk është për shkak se janë kundër pushtimit izraelit. Ata mbrojnë idenë se “në ushtri nuk është ambienti i përshtatshëm për të jetuar literaturën (sheriatin) herbraik.”

Hebrenjtë Haredi pavarësisht se konfliktohen shpeshherë me policinë izraelite për shkak se refuzojnë të shkojnë në shërbimin ushtarak ata nuk marrin dënime me burg për këtë arsye. Ndërsa ata që refuzojnë të shkojnë ushtarë për “arsye të ndërgjegjes” dhe që dalin kundra politikave pushtuese të Izraelit burgosen pasi gjykohen./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne