Agjërimi nuk është një test i lehtë për organizmin, por ekzistojnë disa hapa paraprak që organizmi të përgatitet për të.
Para se të filloni të agjëroni, sigurisht duhet të rregulloni zakonet e marrjes së ushqimit që agjërimi të jetë më i lehtë dhe përfitimet shëndetësore të jenë më të mëdha, transmeton lajmi.net

1. Edukoni vetën sa më shumë që mundeni në lidhje me teknikën e agjërimit që do të përdorni:

2. Shkruani të gjitha udhëzimet për agjërimin dhe organizoni planin në letër. Gjithashtu është me rëndësi t’ia kujtoni vetës qëllimin tuaj dhe rëndësinë e agjërimit që po bëni.

3. Rreth dy javë para se të filloni agjërimin, duhet të filloni të reduktoni ngrënien e ushqimeve të preferuara e gjithashtu duhet ta reduktoni kafeinën.

4. Filloni të hani ushqime me më pak kalori dhe më të vogla para se të filloni agjërimin. Gjithashtu mundohuni t’i bëni reziztencë tundimit për të ngrënë darkën.

5. Mblidhni gjithçka që ju nevojitet për agjërim, para se të filloni.

6. Preferohet që para dhe gjatë agjërimit – të konsumohen ushqime bio të cilat janë të lehta për organizmin. Zgjidhni frutat dhe perimet organike për t’u ushqyer.

7. Shmangni pijet energjike dhe pijet e tjera freskuese dhe pini sa më shumë ujë. Uji e pastron organizmin bosh. Nga një litër deri në 3 litra ujë preferohen gjatë ditës.

8. Përdoreni shumë çajin e bimëve, për funksion më të mirë të organizmin dhe largim të toksinave.

9. Pini lëngje të frutave dhe perimeve që ju pëlqejnë.

10. Eliminoni produktet e qumështit, vezët e përpunuara dhe ëmbëlsirat.

11. Përdorni vetëm vajin e ullirit për gatim dhe jo më shumë se 2 lugë gjelle në ditë.

12. Mos përdorni kripë. Përzieni erëza në sasi të vogla.

13. Mos hani ushqime të skuqura.

14. Largohuni 3-4 javë më herët nga alkooli, kafeina dhe stimulantët e tjerë.

15. Nëse është e mundur, konsumoni një gotë të ngrohtë me ujë limoni, çaj xhenxhefili ose të gjelbërt çdo ditë.

17