Si mund të zgjidhet përplasja e muslimanëve dhe kristiano-katolikëve ‘shqiptarë’?

nga Ylli Permeti
Pas mbulimit të Skënderbeut me skelë dhe skenë televizive përgjatë namazit të fetarëve shqiptarë dhe fyerjes që ndjenë fetarët kristiano-katolikë, dhe poshtërimit që ndjenë shqiptarët jofetarë, zgjidhja është vetëm një: kuptimi i problematikës

Pasi ngritën xhamitë dhe kishat në mënyrë jo-demokratike (pa u shqyrtuar nga populli nevojshmëria dhe dëshirueshmëria e kulteve fetare dhe pa u votuar) tani po marrin sheshet e popullit shqiptar! Dihet tashmë se si janë ngritur kultet fetare: elitat e vendeve teokratike, si Greqia dhe Italia (për krishtërimin dhe katolicizmin) dhe Arabia dhe Turqia (për muslimanizmin) kanë financuar dhe “edukuar” priftërinjtë dhe imamët (dhe fëmijët tanë) për të zgjeruar perandorinë e doktrinës së tyre me ndihmën e klasës sonë politike (duke e majmur dhe atë) dhe populli nuk u pyet kurrë! Ndryshimi është se fetë e para e përdorin Skënderbeun si mbrojtësin e doktrinës së tyre ndërsa feja e dytë e urren, sepse sipas elitës së saj dhe rrjedhimisht besimtarëve përkatës, Skënderbeu vrau e preu muslimanët dhe se lufta e tij ishte e karakterit fetar dhe jo e karakterit njerëzor dhe shqiptar!

Këto janë qendrime publike dhe jopublike nga përfaqesuesit e fesë përkatëse. Në rradhët e besimtarëve muslimanë rrjedhimisht është krijuar urrejtja tashmë për Skënderbeun dhe dashuria për Sulltanin dhe për çdo “sulltan” tjetër të kohëve tona: jo vetëm sepse sulltanët e Arabisë dhe Turqisë majmin elitën fetare dhe hierarkinë e saj (medresetë etj.), bashkë me klasën tonë politike, por sepse ata riprodhojnë doktrinën përkatëse në mënyrë kolektive. Në fetarët përkatës është krijuar tashmë bindja se feja e tyre mund të jetë e qetë vetëm nëse pushtetin suprem të shtetit e zotëron një njeri i “llojit” të tyre dhe kështu të themelojnë ose një republikë të tipit iranian ose të tipit arab dhe turk. Nuk është, rrjedhimisht, thjesht një përpjekje vetëm për t’u falur – duke bashkëjetuar me vlerat e fetarëve të tjerë dhe shqiptarëve që për fe kanë vetëm shqiptarinë: por një përpjekje rigoroze për të kthyer vendin në kohën e otomanisë – me ndryshime strukturore sipas kohës.

Kështu, bllokimi i fushëpamjes së shtatores së Skënderbeut në sheshin “Skënderbe” gjatë ‘namazit’, nuk lidhet thjesht me largimin e përdorimit të vitit të kaluar kur përpara tij përuleshin besimtarët përkatës dhe të tjerë shoqëronin fotografinë me “kështu ju pafsha”. Por ajo lidhet me urrejtjen që është krijuar tashmë në zemrat e besimtarëve muslimanë për figurën dhe rolin e Skënderbeut gjatë rezistencës së tij kundër perandorisë otomano-muslimane. Shfajësimet e krerëve të fesë përkatëse pas ngjarjes —se nuk ishte “mbulim” etj. — dhe masmedias më pas, ishin thjesht “detonatorë”: sepse ceremonia u zhvillua duke bllokuar fushëshikimin e Skënderbeut. Në sytë e besimtarëve, Skënderbeu edhe i vdekur, ka fuqi: ndaj ata shqetësohen. Bllokimi i fushëpamjes do të ishte një lloj çlirimi. Kështu nuk do të ishte e çuditshme që ata të kërkojnë dhe zhvendosjen (ose eliminimin) e tij nga sheshi dhe çdo shesh pasi të kenë vendosur në krye të shtetit një të “llojit” të tyre.

Për të na bindur, do të na përgjërohen se nuk është në qëllimin e tyre të kryejnë gjithçka u përmend më lartë. Por po t’i pyesim se pse duhet detyrimisht të mblidhen në sheshin Skënderbe çdo vit, pas mbledhjeve në xhami, do të na thonë se është e drejta e tyre dhe një shtet ‘shekullarist’ duhet ta respektojë dëshirën e tyre. Kështu shpërnjohin jo vetëm burimin financiar të veprimtarive përkatëse por edhe ndjesinë që kanë krijuar në zemrat e besimtarëve!

Është e qartë se besimtarët duhet të rregullohen me ligj meqënse elitat fetare s’e kanë bërë kaq kohë e as do ta bëjnë në të ardhmen — një ligj që të parapërcaktojë të drejtat e besimtarëve — duke vendosur të parat vlerat e popullit shqiptar. Domethënë, të vlerave që ka zhvilluar vetë populli ynë pavarësisht feve. Fetarët që vendosin vlerat fetare mbi vlerat tona – të cilat duhet thënë të se janë zvetënuar për shkaqe që nuk do t’i dëftojmë këtu – janë të lirë t’i praktikojnë ato ose në jetën e tyre private ose në vendet përkatëse ku feja përkatëse është e para. Një ligj i tillë respekton besimin e çdokujt meqënse nuk ndalon në jetën private ritin fetar.

Që të hartojmë një ligj të tillë dhe ta miratojmë, na duhet ose një popull i mirë-edukuar rreth kësaj çështje ose një elitë e pavarur. Kjo e fundit mungon (është e kriminalizuar me parátë e qendrave fetare dhe shpalljet e tipit “Rama” se ky “vit do të jetë viti i Skënderbeut”, pikërisht sepse nuk konsiderojnë dinamikën dhe objektivin që përshkrua më lartë dalin bllof brenda një dite!); por as popullin s’e kemi të mirë-edukuar. Nëse do ta kishim popullin të mirë-edukuar kaq kohë do të kishte kërkuar të drejtën e tij për të vendosur për kultet dhe shkollat fetare. Mbetet të shpresojmë se një gjeneratë e re do të kërkojë të drejtën e saj për të kaluar në shqyrtim kultet fetare dhe votim popullor duke patur ne mendje jo vetëm objektivin e elitave fetare por edhe mënyrat se si janë krijuar në vendin tonë kaq vite: në mënyrë makiaveliste dhe oportuniste!

Sigurisht, nëse nuk duam të na poshtërojnë edhe më shumë…   /SHJ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne