Një studente në shkollën East Brunswisk të New Jersey në Amerikë, është arrestuar pasi ishte publikuar një video duke i jequr shaminë dhe duke bërtitur fjalë raciste kundër nje vajze myslimane.

Pamje të tmerrshme të cilat u shfaqen në internet, tregonin dy vajzat të cilat po shtyheshin për një karrigeje brenda shkollës.

Një dëshmitare  i ngjarjes tregon se e kishte parë vajzën myslimane në tokë duke u goditur nga vajza tjetër, e cila më pas ia kishte larguar mbulesën dhe kishte filluar të bërtas me fjalë fyese dhe raciste.

Drejtori i shkollës ka thënë se nuk tolerojnë shkelje të tilla, dhe se distrikti nuk lejon diskriminimin, ofendimet, ngacmimet, dhe nxitjen  e frikës tek studentët e tjerë.

 

https://cbsloc.al/2Ggsy4x

 

 

30