Ja kush janë 2 turqit e ndaluar ne Rinas që tentuan arratinë me pasaporta të falsifikuara

Një shtetas turk u arrestua rreth orës 21:00 të së shtunës në Rinas, ndërsa bashkëshortja e tij u ndalua dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas policisë, me tre fëmijët e tyre të mitur, çifti u kap duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara.

Burime nga departamenti kufirit dhe emigracionit pohojnë se ata janë Mehmet Adigüzel dhe bashkëshortja Nuriye Adigüzel.

Policia është duke verifikuar se si ata kanë mundur të sigurojnë pasaportat serbe të falsifikuara.

Ndaj çiftit rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara (2 të prindërve dhe 3 të fëmijëve) dhe një sasi eurosh.

Brenda një muaji ky është rasti i dytë kur shtetas turq kapen me pasaporta të falsifikuara siç ishte rasti profesorit turk Muhamed Aydogmus kapur në Durrës. Ai kërkohet nga prokuroria e Stambollit si pjesë e organizatës FETO të Gylenit. Dyshohet se edhe rasti i personave të ndaluar dje është i njëjtë.

Pas ndalimit, gjykata e Durrësit vendosi ndaj Muhamed Aydogmus masën e sigurisë së detyrim paraqitjes, ndërsa më vonë Apeli vendosi “arrest me burg”, por ndërkohë turku ishte zhdukur nga kampi i refugjatëve në Babrru, ku u dërgua nga autoritet për tu strehuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne