BE-ja ndëshkon Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë, ja pse

Bashkimi Evropian do të nisë të mërkurën një procedurë për shkelje kundër Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke që kanë refuzuar të marrin pjesë në një program evropian për shpërndarjen e azilkërkuesve që nga Italia dhe Greqia, sipas diplomatëve.

“Ne presim që procedura për shkelje të nisë të mërkurën”, deklaroi një diplomat.

“Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke janë të përfshira në këtë procedurë”, shtoi një burim tjetër diplomatik.

”Vendimi politik do të merret nesër gjatë takimit të përjavshëm të komisionerëve evropianë, të mbajtur në Strasburg në kuadër të një takimit të Parlamentit Evropian”, theksoi një burim i tretë diploamtik evropian.

Komisioneri për Imigracionin, Dimitris Avramopulos do të zhvillojë një konferencë shtypi nësër pasdite.

Të mërkurën ekzekutivi evropian, garant për aplikimin e të drejtës evropiane në BE, do të publikojë listën mujore të procedurave për shkeljet.

Përballë fluksit të jashtëzakonshëm të azilkërkuesve në Itali dhe në Greqi në krizën më të rëndë migratore të vitit 2015, vendet e BE-së ranë dakord për shpërndarjen e 160 000 personave në dy vjet nga Italia dhe Greqia drejt pjesës tjetër të BE-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne