Ja përse Departamenti i Shtetit i “Trump” e dashuron akoma Sorosin

Ky është titulli i shkrimit të Mike Gonzales një anëtar i nivelit të lartë të Fondacionit Heritage, një fondacion i të Djathtës Konservatore që gjeneron ide dhe propozime për Presidentin Trump. Ky artikull është shkruar në gazetën Njo Jork Post.

Në realitet Mike Gonzales ngre shqetësimin e madh: Departamenti i Shtetit nuk po zbaton politikat e Trump! Sepse shumë “burokratë” që janë ende në Departamentin e Shtetit, të emëruar gjatë administratës Obama si “ekspertë” vazhdojnë të drejtojnë për shkak se “ emërimet skarco në DASH dhe në ministri të tjera nga ministrat e Trump, i kanë lënë burokratët të drejtojnë qeverinë”.

Kështu është shprehur njëri nga 6 senatorët që i kërkuan Sekretarit të Shtetit Tillerson të sqarojë nëse “ndihma e SHBA ka promovuar axhendat progresive (të Xhorxh Sorosit) në vënde të ndryshme të botës” sepse ata kanë marrë një përgjigje refuzuese, jo nga Sekretari Tillerson por nga njëri prej “burokratëve” Joseph E. Macmanus, sekretar ekzekutiv i Byrosë së Cështjeve Ligjore. Përgjigje të cilën Mike Gonzales e klasifikon të tipit “hiqni duart nga DASH”.

Në realitet të 6 senatorët, Mike Lee (Republikan nga Utah), Bill Cassidy (Republikan), Ted Cruz (Republikan nga Teksas), Jim Inhoffe (Republikan nga Oklahoma), David Purdue (Republikan) dhe Thom Tillis (Republikan nga Nju Castëll), i kërkuan sekretarit Tillerson që të hetonte se si “USAID kishte punuar me grupet e financuara nga miliarderi Xhorxh Soros “për të nxitur një axhendë progresive dhe për të forcuar të majtën politike” në vende të ndryshme të botës…” .

Përgjigja e “burokratit”, i cili sipas Gonzales “mesa duket nuk e kishte idenë e kërkesës” ishte: Programet e asistencës së huaj të DASH janë përcaktuar, implementuar dhe monitoruar bazuar në vlerat themelore amerikane”. Përgjigje me fjalët e Mike Gonzales do të “përkthehej” në mënyrë cinike: Ne e dimë së cfarë duhet të bëjmë, kurse Ju (senatorë) nuk e keni idenë”.

Në realitet, 6 senatorët i kërkuan Tillerson të hetojë sesi USAID kishte punuar së bashku me grupet të financuara nga Xhorxh Soros për “të avancuar axhendën progresiste dhe forcuar të majtën në vënde të ndryshme të botës”.

Madje senatorët kishin dhënë një shëmbull sesi “Në Shqipëri paratë e taksapaguesve amerikanë i kishin marrë grupe të sponsorizuara nga Soros për ti dhënë kryeministrit të qeverisë së majtë kontrollin e plotë mbi sistemin gjyqsor”.

Sipas Mike Gonzales, “Fondacioni Soros dhe rrjeti i grupeve të tij mund të kenë bërë edhe disa punë të mira, por ai ka qënë mbështetësi kryesor në mbarë botën edhe i shumë projekteve që konservatorët i konsiderojnë të pështira, si legalizimi i prostitucionit, tregëtia e drogës e aborti, apo demonizimi i Izraelit”. Dhe mbi të gjithë “zgjerimi dhe forcimi nga Soros i organizmave ndërkombëtarë që pengojnë shtetet për të vepruar në mënyrë sovrane, konsiderohen si mallkime nga Trump dhe enturazhi i tij”.

Sipas Mike Gonzales, kjo situatë ka ardhur se “nga 553 poste kyce në ministritë kryesore të qeverisë Trump, për të cilat kërkohet konfirmimi i Senatit, janë i) konfirmuar vetëm 22 individë të emëruar nga administrata Trump; ii) 44 prej tyre presin konfirmim; dhe iii) 488 ende nuk kanë marrë emërimin. Kjo ka ndodhur për dy arsye, ngadalësi e Ministrave për të emëruar personelin e duhur dhe zvarritje e qëllimishme e senatit.

Sipas 6 senatorëve kjo situatë shqetësuese i) mund të minojë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie ndërkombëtare përfituese për SHBA; dhe ii) mbështetja e të majtëve nga SHBA mund të zemëronte ata të djathtë që kanë marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe të nxiste antiamerikanizmin; dhe kjo ndarje mund të favorizonte forcat e treta të shkaktonin dëme të mëtejshme.

https://nypost.com/2017/04/07/why-the-trump-state-department-still-loves-george-soros/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne