Ja pse shqiptaret e kosovaret jane populli me anti-evropian dhe pro-amerikan i botes

Raporti i fundit i organizatës Gallup mbi opinionin e botës ndaj Shteteve të Bashkuara tregon se ndonëse miratimi i politikave amerikane nga opinioni botëror është në një nivel të ulët shumëvjeçar, Shqipëria dhe Kosova jane dy vendet me injorante qe mbeten në krye te servilave pro-amerikane. Megjithate shqiptaret po nisin te vetedijesohen dhe niveli amerikan i dashurise ka rënie në krahasim me vitet e kaluara.

Rreth 75 për qind e Kosovës dhe 72 për qind e shqiptarëve shprehën opinion pozitiv ndaj performancës në punë të udhëheqësisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 2017, me një rënie prej 7 pikësh në Kosovë dhe 4 pikës në Shqipëri në krahasim me vitin 2016. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i organizatës së vrojtimeve të opinionit publik, Gallup.

“SHBA-të morën miratimin e shumicës në vetëm tre vende në Europë më 2017 – Kosova, e cila udhëheq rajonin (dhe botën) në shkallën e miratimit të udhëheqësisë amerikane (75%); Shqipëria, e cila renditet e dyta në rang botëror (72%); dhe Polonia (56%),” shkruhet në raport.

“Nuk është e pazakontë të shohësh kosovarët dhe shqiptarët në majë të listës së miratuesve; këto dy popullsi zakonisht i japin udhëheqësisë amerikane vlerësim të lartë. Më 2017 gjithsesi për herë të parë miratim pati edhe mes shumicës së popullsisë polake,” vijon raporti.

Gjithsesi, pavarësisht rekordit botëror, besimi i kosovarëve në udhëheqësinë amerikane ra me 7 pikë më 2017 në krahasim me një vit më parë ndërsa besimi i shqiptarëve të Shqipërisë ra me 4 pikë.

Në vendet e tjera të botës, më pak se gjysma e popullsisë kanë mendim pozitiv dhe normat e miratimit kanë rënë ndjeshëm në krahasim me vitin 2016, pra para se Donald Trump të zgjidhej president.

Në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 33% e popullsisë e vlerëson punën e udhëheqësisë amerikane me rënie 26% në krahasim me një vit më parë. Në Islandë shënohet rekordi negativ me 8% me 25 pikë të humbura brenda një viti. Në Rusi opinioni vlerëson Amerikën vetëm në pasën 8%, gjithsesi me 6% rritje. Rënia më e fortë e shkallës së besimit shënohet në Belgjikë me 44 pikë përqindjeje brenda një viti.
SHBA gëzoi opinion negativ në shtetet e kontinentit amerikan, në Europë dhe në Azi, por një shumicë e thjeshtë e afrikanëve shprehën miratimin e tyre.

“Miratimi i udhëheqësive amerikane dhe kineze ishte në nivele të përafërta mes publikut afrikan më 2017,” shkruhet në raport; mesatarisht 51% ishte miratimi për udhëheqësinë amerikane dhe 50% për atë kineze. Gjithsesi, për një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Afrikës, besimi te udhëheqësia amerikane pësoi rënie më 2017.

Gallup thotë se ka intervistuar rreth 1 mijë vetë ballë për ballë ose përmes telefonit për secilin prej 134 vendeve të përfshira në vrojtim me një marzh gabimi që varion nga 2 në 5% në varësi të kampionit të përzgjedhur në secilin vend. Në rastin e Shqipërisë, marzhi i gabimit llogaritet në 4% ndërsa në Kosovë, 3.6%.

Gjergj Erebara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne