Ja rrugët ku Erion Velija do vjedhi parkuesit shqiptarë

Duke nisur nga dita e nesërme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të  Zonës B në kryeqytet.

Sipas Agjencisë “Tirana Parking”, tarifa për përdoruesit e vendparkimeve në rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë është përcaktuar 1 orë/40 lekë.

Ky tarifim vlen për rrugët e poshtëshënuara:

1.Siri Kodra

2.Petronini Luarasi

3.BLV.Bajram Curri(Seg.Kavajës-Sulejman Delvina)

4.Janosh Huniadi

5.Liman Kaba

6.Perlat Rexhepi

7.Dëshmorët e 4 Shkurtit

8.Skënder Luarasi

9.BLV.Bajram Curri(Seg.Konti Leopold-Teodor Muzaka)

10.Rr. e Kavajës ( Seg. 21 Dhjetori- Pallati me shigjeta)

Sa i takon mënyrës së pagesës së parkimit, sipas “Tirana Parking” mund ta kryeni me SMS Payment duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, Hapësirë, Zona e tarifimit.

“Shembull(AA111AZ B) ose ( TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne