Ja sa milionë euro paguhet Dembele tek Barça

Zbulohet edhe paga e Ousmane Dembele tek Barcelona.

“The Sun” raporton se Dembele përfiton shumëfish më tepër se te ish-skuadra e tij nga Bundesliga.

Përforcimi i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele u largua nga Borussia Dortmund duke nënshkruar me klubin katalanas në marrëveshje me vlerë prej mbi 100 milionë euro.

Kurse, më në fund është zbuluar edhe ajo që besohet të ketë qenë arsyeja e transferimit të tij në Camp Nou.

“The Sun” raporton se Dembele te Barcelona përfiton shumëfish më tepër se te ish skuadra e tij nga Bundesliga.

20-vjeçari përfitonte 2.1 milionë sterlina në vit te Borussia Dortmund.

Kurse, te Barcelona, Dembele paguhet me mbi 10 milionë sterlina në sezon.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne