Ja sa do të rritet paga minimale në Shqipëri

Zyrtarizohet paga minimale 24 mijë lekë: Ja kur hyn në fuqi
Është botuar sot në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.

Sipas vendimit, Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë.

Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Paga bazë minimale, orare, të jetë 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë.

Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

Vendimi nr. 573, datë 3.7.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne