Ja se pse skifterët e Uashingtonit e duan këtë grup kulti iranian të shpërngulur

Çfarë po bënin së bashku një princ saudit, një ish-kryetar republikan i parlamentit dhe një ish-kandidat demokrat për zëvendëspresident, në një periferi të Parisit fundjavën e kaluar?

A do të habiteshit po të zbulonit se Princi Turki Bin Faisal, Newt Gingrich dhe Joe Lieberman po flisnin në interes të një grupi të të mërguarve iranianë që zyrtarisht u caktua një “Organizatë e Jashtme Terroriste” nga qeveria e Shteteve të Bashkuara ndërmjet viteve 1997 dhe 2012?

Skifterët iranianë kohë më parë ranë kokë e këmbë brenda me Muxhahedin-e halk, i njohur si MEK, dhe me zë të lartë dhe me sukses lobuan që ai të hiqej nga lista e grupeve terroriste të ndaluara të Departamentit të Shtetit në vitin 2012. I formuar në Iran në vitin 1960, MEK, emri i së cilit përkthehet si “Luftëtarët e Shenjtë të Popullit”, dikur ishte një grup anti-amerikan, gjysmë-marksist dhe gjysmë-islamist, që premtoi të rrëzonte Shahun e mbështetur nga SHBA-ja me forcë dhe që ishte i gatshëm të niste sulme ndaj objektivave të SHBA-së. MEK madje akuzohet se ndihmoi në konfiskimin e pengjeve në ambasadën e SHBA-së në Teheran; grupi dënoi lirimin e pengjeve si një “dorëzim” ndaj Shteteve të Bashkuara. Por pasi sunduesit klerikë të Iranit iu kthyen grupit me kritika në fillim të viteve 1980, udhëheqësit e tij u larguan nga vendi dhe lëshuan një seri bombash në Iran.

Këto ditë, organizata – e udhëhequr nga burri dhe gruaja Massoud dhe Marjam Raxhavi, megjithëse vendndodhja e Massoudit është e panjohur dhe thuhet se është i vdekur – pretendon se ka hequr dorë nga dhuna dhe i është shitur miqve të saj të rinj amerikanë si grup opozitar iranian 100% laik dhe demokratik. Megjithatë, problemi më i madh me MEK-un nuk është se ai është një ish-organizatë terroriste. Shumë grupe të dhunshme që dikur qenë parë si “terroriste” më vonë braktisën luftimet e tyre të armatosura dhe hynë në korridoret e pushtetit – mendoni për ushtrinë republikane irlandeze ose Kongresin kombëtar afrikan të Mandelës.

Problemi nuk është as se MEK-ut i mungon mbështetja brenda Republikës Islamike, ku ai është mohuar nga Lëvizja e Gjelbër e opozitës dhe është i urryer nga iranianët e zakonshëm për luftën në anën e Sadam Huseinit gjatë luftës Iran-Irak.

Përkundrazi, problemi më i madh me politikanët e SHBA-së që mbështesin MEK-un është që grupi i ka të gjitha tiparet e një kulti totalitar. Mos besoni fjalën time për këtë: Një raport i Departamentit të Shtetit të vitit 1994 tregoi se si Massoud Raxhavi “nxiti një kult të personalitetit rreth vetes”, i cili “tjetërsoi shumicën e emigrantëve iranianë, të cilët pohojnë se nuk duan të zëvendësojnë një regjim të kundërshtueshëm me një tjetër”.

Ju mendoni se vetëm njerëzit brenda diktaturave janë të trushpëlarë? Një raport i vitit 2009 nga ana e Korporatës RAND vuri në dukje se si ushtarët e MEK-ut duhet të bënin “një betim përkushtimi ndaj Raxhavëve mbi Kuran”, dhe theksoi “praktikat autoritare, kultike” të MEK-ut, duke përfshirë “divorcin e detyrueshëm dhe beqarinë” e anëtarëve (sigurisht, përveç Raxhavëve). “Dashuria për Raxhavët duhet të zëvendësonte dashurinë për bashkëshortët dhe familjen”, shpjegonte raporti i RAND.

Ju mendoni se ndarja gjinore brenda Iranit është e keqe? Në kampin Ashraf të Irakut, i cili strehonte luftëtarët e MEK-ut deri në vitin 2013, “poshtë në mes të korridoreve u pikturuan linja që i ndanin ato në anët e burrave dhe grave”, sipas RAND, dhe madje stacioni i gazit kishte “orë të veçanta për burrat dhe gratë.”

Ju mund ta kuptoni pse një princ saudit, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe ish-zyrtari i administratës së Bushit, John Bolton, të cilët të gjithë morën pjesë në tubimin e Parisit, mund të jenë të gatshëm të kapen pas një koleksioni të tillë të çuditshëm fanatikësh dhe ideologësh. Por çfarë do e bënte një demokrat liberal nga Vermonti si Howard Dean – i cili ka sugjeruar që Marjam Raxhavi të njihet si presidente e Iranit në mërgim – të dojë të bashkohet me ta? Ose kongresmenin e Gjeorgjisë dhe heroin r të drejtave civile, John Leëis, i cili foli në favor të MEK-ut në vitin 2010?

A mund të jetë për shkak të fjalimit të vjetër, se “armiku i armikut tim është shoku im”? Ndoshta. A mund të jetë rezultat i injorancës, i ish-figurave të shquara të SHBA-së që nuk kanë qenë mjaftueshëm të kujdesshëm? Ndoshta.

Apo mund të jetë pasojë e parave të thata? “Shumë prej këtyre ish-zyrtarëve të lartë të SHBA-së – të cilët përfaqësojnë spektrin e plotë politik – janë paguar dhjetëra mijëra dollarë për të folur në mbështetje të MEK-ut”, zbuloi një hetim nga Christian Science Monitor në vitin 2011.

Në Uashington, D.C., flasin paratë. Nëse jeni demokrat si Dean ose republikan si Bolton, apo ish-kreu i CIA-s si Porter Goss ose ish-kreu i FBI-së si Louis Freeh, ajo që duket se ka më shumë rëndësi është se MEK-u mund të presë çeqe të majme.

Merrni Z.Gingrich, i cili dikur e akuzoi Barak Obamën për “përkulje ndaj mbretit saudit”, por që vetë është kapur në kamera duke u përkulur ndaj Marjam Raxhavit. Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në mënyrë të çuditshme e krahasoi Raxhavin me George Washington në fjalimin e tij në Paris gjatë fundjavës.

Ose Giuliani, “kryebashkiaku i Amerikës” dhe skifteri anti-terror i vetëstiluar, i cili sidoqoftë nuk e ka pasur problem të pranonte mijëra dollarë që nga viti 2010 për të lavdëruar një grup që vrau gjashtë amerikanë në Iran në mesin e viteve ‘70; që u bashkua me Saddam Husseinin për të shtypur kurdët e Irakut në fillim të viteve ‘90; që dyshohet se ka punuar me Al Kaedën për të prodhuar bomba në mes të viteve ‘90; dhe që luftoi kundër trupave amerikane në Irak në 2003.

A nuk kanë turp këta njerëz? Për të cituar Suzanne Maloney, një analiste nga Irani te Brookings dhe një ish-këshilltare në Departamentin e Shtetit: “Me sa çmim të ulët Gingrich / Guiliani / Bolton / Lieberman e vlerësojnë integritetin e tyre për t’ia shitur atë kultit MEK”.

Ndërkohë, ndryshimi i regjimit në Teheran është rikthyer në axhendën e Uashingtonit me Donald Trumpin. Trumpi si kandidat, i cili sulmoi luftërat e agresionit në Lindjen e Mesme të Xhorxh Bushit, është zëvendësuar nga Presidenti Trump, i cili emëroi hebrenjtë e Iranit si James Mattis dhe Mike Pompeo për të drejtuar respektivisht Pentagonin dhe CIA-n; që vendosi të shiturit te MEK-u si Giuliani dhe Gingrich në mesin e këshilltarëve të tij më të afërt të jashtëm; dhe që emëroi Elaine Chao, e cila mori 50,000 dollarë nga Raxhavit për një fjalim pesë-minutësh në vitin 2015, në kabinetin e tij.

Le të jemi të qartë: Administrata Trump, Sauditët dhe izraelitët – që kanë financuar, trajnuar dhe armatosur MEK-un në të kaluarën, sipas një hetimi të NBC News – janë të gjithë të vendosur për të rrëzuar sundimin klerik të Iranit; ata kërkojnë një pasojë të keqe të luftës në Irak. MEK-u i Marjam Raxhavit është duke bërë audicionet për rolin e Kongresit Kombëtar të Irakut të Ahmed Chalabit: sipas ish-senatorit demokrat dhe ish-avokatit të MEK, Robert Torricelli, 3 mijë luftëtarë të grupit janë të prirur për të qenë “maja e shtizës.”

Kështu pra është e gjithë çmenduria. A kanë mësuar ndonjë gjë elitat amerikane politike, ushtarake dhe të inteligjencës nga fatkeqësitë e tyre mesopotamike dhe nga kontributi shkatërrimtar i mërgimtarëve irakienë si Chalabi? E pra, fanatikët e trurit të MEK-ut e bëjnë INC të duket si ANC.

Prandaj, është e vështirë të mos biesh dakord me vendimin e Elizabeth Rubin të New York Times, e cila vizitoi MEK-un në Kampin Ashraf në vitin 2003 dhe më vonë “foli me burra dhe gra që kishin ikur nga kthetrat e grupit” dhe “u duhej të riprogramoheshin”. MEK, paralajmëroi Rubin në vitin 2011, “nuk është vetëm i papërshtatshëm për kauzën e aktivistëve demokratikë të Iranit, por është një kult totalitar që do të kthehet për të na ndjekur”.

Mehdi Hasan

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne