Ja se si muslimanët me ngjyrë e nxorrën Evropën nga Vitet e Errëta

Në kulmin e inkuizicionit spanjoll, 408 vjet më parë – në vitin 1609 – Mbreti Filipi III i Spanjës nënshkroi një urdhër që në thelb çoi në spastrimin etnik të muslimanëve nga vendi evropian.

Në tregimet Perëndimore, Morsët quhen të pacivilizuar, barbarë dhe impulsivë. Në Otellon e Shekspirit, jago i referohet Otellos si “kali barbar” dhe si “dashi i zi”, duke e shoqëruar ngjyrën e tij të zezë me materializëm dhe barbarizëm.

Në kundërshtim me nocionin racist ndaj afrikanëve si primitivë dhe si njerëz që kanë kontribuar shumë pak për qytetërimin, ishin muslimanët me ngjyrë që civilizuan Evropën dhe hapën rrugën për dijen dhe qytetërimin.

Sipas historianit dhe antropologut të njohur senegalez, Cheikh Anta Diop dhe shumë të tjerëve, disa nga perandoritë më të mëdha në botë kanë qenë perandoritë afrikane. Por media vazhdon ta mohojë këtë fakt, duke hedhur shumë pak dritë mbi përhapësit arsimorë dhe kulturorë që këto perandori afrikane ishin dikur.

Gjatë formimit të qytetërimit të parë të Evropës në Greqi, ishin afrikanët me ngjyrë nga Lugina e Nilit që civilizuan grekët. Më vonë, pasi Greqia ia dorëzoi kulturën e fituar romakëve të cilët pothuajse e humbën atë, duke iniciuar Vitet e Errëta, Morsët dolën në skenë dhe ndihmuan në rivendosjen e qytetërimit.

Në vitin 711, pas rënies së perandorisë Romake, fiset ndërluftuese nga Kaukazi u shtynë drejt Evropës perëndimore, ndërsa Morsët pushtuan brigjet spanjolle duke sjellë kulturën e këtyre fiseve barbare. Muslimanët afrikanë sunduan Spanjën, Portugalinë, Francën jugore dhe Afrikën e Veriut për më shumë se shtatëqind vjet.

Qytetërimi

Mesjeta referohet shpesh Periudha e Errët për shkak se ka pasur pak ose aspak progres shkencor apo kulturor. Kjo mund të jetë e vërtetë për Evropën e krishterë, por jo për Spanjën muslimane.

Ndërsa monarkët e Francës, Gjermanisë dhe Anglisë banonin në hambare pa sistemeve ventilimi dhe ishin të bindur se subjektet e tyre nuk duhet të privilegjoheshin me pastërti pasi ajo konsiderohej mëkat, Spanja muslimane ishte gjithmonë përpara, duke ndërtuar 600 banjo publike.

Në shekullin e dhjetë, Kordoba, kryeqyteti i Spanjës morse u konsiderua qyteti më modern në Evropë. Qyteti me një gjysmë milioni banorë mburrej me ndriçimin e rrugëve, me pesëdhjetë spitalet me ujë të rrjedhshëm, me shtatëdhjetë bibliotekat dhe pesëqind xhamitë. Të sunduara nga Kisha Katolike, qytetet si Londra dhe Parisi nuk i panë llambat në rrugë dhe rrugët e asfaltuara deri qindra vjet më vonë.

Arsimi

Sipas Qendrës për Kërkime në Globalizim, në Evropën e krishterë gati 99 për qind e popullsisë ishte analfabete, madje edhe shumica e monarkëve vetë nuk mund të lexonin apo të shkruanin, ndërsa arsimi ishte universal në Spanjën muslimane. Në një kohë kur Evropa kishte dy universitete, Spanja mburrej me 17.

Themeluesit e Universitetit të Oksfordit të Anglisë, mishërimi i arsimit të Evropës Perëndimore, morën frymëzim nga institucionet arsimore të Spanjës. Sipas Sektorit të Arsimit të UNESCO-s, universiteti më i vjetër që vepron sot në botë, Universiteti Al-Karaouine në Marok është themeluar gjatë kulmit të Perandorisë Morse në vitin 859 pas Krishtit nga një grua me ngjyrë, Fatima al-Fihri.

Eksplorimi

Muslimanët e Spanjës ishin gjithashtu përgjegjës për revolucionin shkencor në Europë. Ata futën numrin zero dhe sistemin decimal që ishte një ndryshim i lojës në zgjidhjen e problemeve matematikore. Dëshmia historike sugjeron se afrikanët “prekën” qiellin gati 600 vjet përpara se Leonardo Da Vinci të shpikte një avion dore pa motorr.

Në vitin 875 pas Krishtit, Abbas ibn Firnasi bëri përpjekjen e parë shkencore në botë për të fluturuar dhe ajo ishte pjesërisht e suksesshme. Spanja muslimane ishte e njohur për teknologjinë e lartë të lundrimit, me aftësi në hartografi dhe zejtari në ndërtimin e anijeve, të cilat u shfrytëzuan nga monarkët e Spanjës dhe të Portugalisë pasi mposhtën dhe i dhanë fund sundimit afrikano-musliman në rajon në vitet 1400, duke ndihmuar kolonizimin e Amerikave. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne