Ja skenari i protestës në Kavajë

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me krerët e partisë në rrethe. Në takimin, i cili ka zgjatur rreth 50 minuta, është diskutuar për protestën e 7 majit në Kavajë.

Kështu mësohet se është vendosur që më 7 maj, në orën 11:00 do të zhvillohet protesta në Kavajë. Pikërisht në këtë ditë do të mbahen edhe zgjedhjet për kreun e bashkisë, ku opozita i ka bojkotuar.

Në takim është planifikuar edhe se si do të nisë lëvizja masive në Kavajë, që Basha e cilësoi si çlirim të kryeqendrës së demokracisë.

MBLEDHJA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi i dha ultimatum kryeministrit Rama se ka 48 ditë kohë për të reflektuar, po zhvillon një mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në rrethe. Ky takim mësohet se ka të bëjë për të planifikuar detajet e protestës së Kavajës, që është parashikuar më 7 maj, ditë kur edhe do të mbahen në këtë qytet zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë.

“Nga e hëna do të nisë mosbindja civile në çdo qytet”. Ka qenë vetë Basha, i cili nga “Çadra e Lirisë” bëri të ditur se sot do të planifikojnë me detaje bashkimin më të madh të shqiptarëve.

“Sot do të planifikojmë me detaje bashkimin më të madh të shqiptarëve të dielën e ardhshme në Kavajë më 7 maj, për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën nga krimi droga e zgjedhjet në fasadë. Nga e hëna e tutje do e shtrijmë anembanë Shqipërisë mosbindjen civile për të kulmuar më 18 qershor”, – tha Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne