Ja vendimi i fundit i opozitës, bojkotojnë edhe…

Partia Demokratike dhe opozita shqiptare prej 47 ditësh kanë bojkotuar kuvendin e republikës, dhe të gjitha komisionet përkatëse për tu bashkuar para kryeministrisë në një protestë “non stop” duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes krijimit të qeverisë teknike.

Sot PD-ja dhe opozita shqiptare ka marrë një tjetër vendim, ku do të bojkotohet edhe këshilli bashkiak në Tiranë.

Të gjithë këshilltarët opozitarë njëzëri kanë vendosur sot që të bojkotojnë këshillin e Bashkisë Tiranë për tu zhvendosur dhe mbështetur kauzën e opozitës, në “çadrën e lirisë”.//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne