“Jam e shokuar”, Besa Kokëdhima i kthehet keq Erion Veliajt: Po turp nuk të vjen…

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj lidhur me efektiven Ina Nuka.

“Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?”, tha Veliaj dje në një takim me banorët e Astirit.

Ndërkaq, Besa, vajza e Koço Kokëdhimës shprehet e shokuar nga kjo deklaratë e kryebashkiakut.

“Po turp nuk ju vjen z.Veliaj?! Jam e shokuar nga kjo deklaratë seksiste, ofenduese dhe banale.

Edhe nëse kaq dimension ka shpirti juaj, pozicioni nuk jua lejon të ofendoni kaq shume njerëz me një fjali! Policen ta merrni TA TRAJTONI, me ndihmesat dhe pensionet, ndërhyrjet dhe kostot, jo t’i qani hallin a do gjejë burrë!

Nëse zotëria juaj mendon se disa gishta do e penguakan të gjejë burrë, imagjinoni se ç ‘mendoni ju për njerëzit me kufizime nga më të ndryshmet!

Femra nuk është një barbie lodër që iu prish gishti e s’bën më! Turp”, shkruan Besa në reagimin e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne