A janë falur të krishterët për 2000 vjet në mënyrë të gabuar?

Papa Françesku tha më 8 dhjetor se lutja që i bëhet Zotit, më e rëndësishmja në fenë e krishterë e cila besohet të jetë urdheruar nga vetë Jezu Krishti, është përkthyer keq për një kohë të gjatë dhe dëshiron që ajo të rishikohet.

Papa ka kundërshtuar të ashtuquajturën “lutja e gjashtë” pjesë e ritualit të faljes, e cila tradicionalisht është thënë dhe lexuar me fjalët “Dhe mos na drejto për tek tundimi”. Papa Françesku e ka kundërshtuar duke u argumetuar me arsyetimin se Zoti nuk dëshiron që njeriun ta cojë drejt mëkatit.

Lajmi për rishikimin e faljes ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet, sidomos në internet. Disa mendojnë se Papa Françesku dëshiron që ta ndryshojë faljen pa marrë parasysh përkthimin.

Pati nga ata që vunë në dukje se përkthimi, “Dhe mos na ler ne që të ecim drejt tundimit”, të cilit preferon ti referohet Ati i Shenjtë, është përdorur tashmë për shekuj me radhë nga të krishterët e tjerë.

Versioni i preferuar i Papës për versetin në fjalë ka qenë prej kohësh në përdorim nga Kisha Katolike e Francës./sputnik/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne