Janë gjetur varreza masive të 500 personave të vrarë nga ISIS-i në Rakka

Janë gjetur varreza masive të 500 personave të vrarë nga ISIS-i në qytetin Rakka të Sirisë. Duke folur për Sputnik, bashkëkryesuesi i Kuvendit Civil të Rakkës, Ebdulselam Hevsorik ka njoftuar se janë gjetur 2 varre masive të 500 personave të vrarë nga ISIS-i në Rakka dhe se në shumë vende të këtij qyteti, ka ende shumë varre masive.

Sipas disa informacioneve, deri vitin e fundit, janë gjetur varreza masive të mijëra personave të qytetin Rakka, i ashtuquajtur kryeqyteti i ISIS-it. Ndërsa varret masive të viktimave të ISIS-it u gjetën në shumë pjesë të qytetit, u mësua se shumica e njerëzve që u varrosën në varre masive ishin njerëz civilë. Thuhet se ende ekzistojnë varre masive që i përkasin mijëra njerëzve në rajonin Panaroma të qytetit Rakka. 3 muaj më parë në rajonin Panorama u gjetën varre masive që u përkisnin 2600 njerëzve.

Duke folur për Sputnik, bashkëkryesuesi i Kuvendit Civil të Rakka-s, Ebdulselam Hevsorik ka njoftuar se janë gjetur 2 varre masive të 500 personave të vrarë nga ISIS-i në Rakka, duke u shprehur kështu:

‘EDHE MË PARË JANË GJETUR VARRE MASIVE TË 2600 NJERËZVE’

“Po gjejmë varre masive në shumë pjesë të Rakkës. Kemi gjetur dy varre të reja masive. Ka ende kufoma të ISIS-it në shumë pjesë të Rakkës. Ne gjetëm një varr të ri masiv në rajonin Panorama. Ne gjetëm një varr masiv të 500 njerëzve në rajonin Panorama. Edhe më parë kemi gjetur varre masive të 2600 njerëzve.”

ISIS që masakroi mijëra civilë në Siri dhe Irak, ka varrosur njerëzit e vrarë nëpër varre masive.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Forcat Demokratike të Sirisë të njohura si krahu sirian i PKK-së së Turqisë dhe të udhëhequra nga YPG, kishin marrë qytetin Rakka nga duart e ISIS-it.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne