A janë SHBA afër luftës bërthamore?

SHBA-ja kurrë nuk ka qenë më afër luftës me Korenë e Veriut, deklaroi sot ish-shefi i ushtrisë amerikane Mike Mullen.

Ai shtoi se presidenti Donald Trump krijoi një atmosferë tepër të rrezikshme.

“Administrata Trump është “tepër e paqëndrueshme dhe shumë të paparashikueshme. Presidenti e zgjodhi qartë destabilizimin dhe krijoi një pasiguri të madhe,” tha Mullen.

Sipas tij, mbretëron një atmosferë tepër e rrezikshme dhe një pasiguri e tillë që mund të përfundojë me konfliktin me Korenë e Veriut.

“Ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër një lufte bërthamore me Korenë e Veriut. Tani nuk e shoh se si ne do të jemi në gjendje për të zgjidhur atë nëpërmjet kanaleve diplomatike”, tha Mullen.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha së fundmi se presioni mbetet në Korenë e Veriut për të hequr dorë nga programi bërthamor.

Ndryshe, Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 22 dhjetor shtoi sanksionet ndaj Koresë së Veriut, duke miratuar në mënyrë unanime një rezolutë të re kundër dërgesave të naftës dhe angazhimit të punëtorëve të Koresë së Veriut jashtë vendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne