Janullatos fiton nënshtetësinë shqiptare

Prej dy ditësh, nga 22 dhjetori 2017, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur dekretin në fjalë, që mban numrin 10100.

Kjo duket si një dhuratë për Krishtlindje për Kryepeshkopin Janullatos, i cili është në prag të largimit të tij nga Shqipëri, pas gati 25 vjetësh.

Ja postimi i Metës:

Të dashur miq,

Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në 25 vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kudo në botë.

Fortlumturia e Tij ka dhënë, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Bekuar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne