Bota

Japoni – 73-vjetori i hedhjes së bombës atomike në Hiroshimë

Bomba atomike të cilën SHBA-të gjatë luftimeve në Paqësor në Luftën e Dytë Botërore e hodhi në qytetin Hiroshima të Japonisë, më 6 gusht 1945, shkaktoi vdekjen dhe gjymtimin e dhjetëra mijëra personave.

Bomba me uranium dhe me fuqi prej rreth 13 mijë TNT (tri-nitro-toluen) e cila shkaktoi zhdukjen e 70 për qind të Hiroshimës, në vendin ku ra krijoi nxehtësi prej 3 mijë gradë celsius, ndërsa zonën prej 1,5 kilometra përreth e rrafshoi. Bomba atomike në fazën e parë shkaktoi vdekjen e 80 mijë personave, ndërsa deri në fund të vitit 1945, vdekjen e 140 mijë personave.

Shumë persona humbën jetën pa marrë asnjë ndihmë mjekësore, ndërsa edhe shumë të tjerë, të cilët dërguan ndihma në qytet, humbën jetën për shkak të shirave radioaktive.

Me vendimin e Presidentit amerikan të asaj kohe, Harry Truman, bomba ka shënjestruar dy qëllime të mundshme edhe atë parandalimin e vdekjes së ushtarëve amerikanë duke e përfunduar luftën kundër Japonisë, si dhe shfaqja e fuqisë ndaj kërcënimit sovjetik.

Truman, i cili mendoi se gjatë luftës Evropa Lindore ka kaluar nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, ishte i shqetësuar nga një kontroll rus në Azinë Lindore.

Fizikani i njohur Albert Einstein, në një letër drejtuar presidentit amerikan, Franklin Roosvelt në vitin 1939, e njoftoi atë se nazistët janë në përpjekje për të bërë bombë atomike.

Ndërsa amerikanët në vitin 1941 filluan të zhvillojnë një bombë atomike nën emrin “Projekti Manhattan”. Lideri i projektit ishte amerikani Robert Oppenheimer, ndërsa pjesë ishin shumica e shkencëtarëve gjermanë që kishin ikur nga nazistët. Testimi i bërë në vitin 1945 në New Mexico ishte i suksesshëm.

Më 26 korrik 1945, Britania e Madhe, Kina dhe SHBA-të me anë të deklaratës “Potsdam” i kërkuan Japonisë që të kapitullojë, ndërsa Japonia më 28 korrik njoftoi se nuk do të dorëzohet.

Më pas më 6 gusht u hodh bomba atomike. Perandori japonez i kohës më 15 gusht njoftoi se vendi i tij kapitulloi.

Pas bombës atomike amerikanët njoftuan për vdekjen e 117 mijë personave, ndërsa japonezët rreth gjysmë milionë. (AA)

OPINIONE