Japoni – Autoritetet japoneze mbyllin një shkollë të FETO-s

Shkolla e organizatës terroriste gyleniste FETO ndodhet nën strukturën e bashkisë në qytetin Jingumae, në rajonin Shibuya.

Ambasadori i Turqisë në Tokio, Hasan Murat Mercan, duke theksuar se vazhdon të punojë për mbylljen e shkollave të FETO-s në Japoni, tha se është mbyllur një shkollë nën strukturën e bashkisë në qytetin Jingumae, në rajonin Shibuya.

I ndodhur në Ankara për Konferencën e 10-të të ambasadorëve, Mercan në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), tha se Japonisë i është shpjeguar ndjeshmëria e Turqisë ndaj FETO-s, por se nuk ka ndonjë përparim në nivelin e dëshiruar. Mercan theksoi se “Në lidhje me këtë ne jemi në vazhdim të punimeve. Po mundohemi t’u shpjegojmë ndjeshmërinë e Turqisë. Madje është mbyllur një shkollë nën strukturën e bashkisë në qytetin Jingumae, në rajonin Shibuya”.

“Shkollat e tyre vazhdojnë aktivitetet në vendet e tjera. Nuk ka ndonjë zhvillim në nivelin që ne dëshirojmë. Tek unë nuk është formuar ideja se e kanë kuptuar mjaftueshëm ndjeshmërinë tonë. Flasin për ligjet dhe sistemin e tyre ligjor. Kjo çështje është problem gjithmonë në çdo vend. Duhet të punojmë edhe pak mbi këtë çështje. Nuk mund të them se e kanë kuptuar ndjeshmërinë tonë sa ne”, ka deklaruar ambasadori Mercan.

Marrëdhëniet turko-japoneze kanë një të shkuar 130 vjeçare ka rikujtuar Mercan, duke tërhequr vëmendjen se themeli i këtyre marrëdhënieve është hedhur me përpjekjet e perandorive osmane dhe japoneze dhe se mes popujve të dy vendeve qëndron “respekti i thellë”.

Duke theksuar se dy vendet kanë rendur në ndihmë të njëri-tjetrit në fatkeqësitë që kanë përjetuar, Mercan tha se “Për Turqinë ka një perceptim pozitiv në Japoni”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kanë krijuar një partneritet strategjik mes dy vendeve, tha Mercan, dhe shtoi se ky perceptim për Turqinë në Japoni duhet të reflektohet në ekonomi.

Më tej Mercan ka bërë të ditur se takimi i Këshillit të Biznesit Turko-Japonez do të zhvillohet në shtator 2018 në Turqi, ku në këtë takim do të marrin pjesë kryesisht përfaqësues të aeronautikës japoneze dhe industrisë së avionëve dhe se në Turqi do të vijnë mbi 80 kompani japoneze.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne