Jashari: Lutem që gjithmonë të jemi kështu të bashkuar

Pas mbledhjes në Pejë, kabinetet e të dyja qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë u nisën drejt Prekazit për të nderuar familjen e Jasharajve të rënë për liri.

Në këto homazhe të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e familjes Jashari, por edhe kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Me këtë rast foli Rifat Jashari, i cili falënderoj të delegacionet që kanë ardhur në Prekaz, ndërsa ia urojë të gjithë shqiptarëve Festën e Flamurit.

‘Iu uroj festën e 28 Nëntorit shqiptarëve kudo që janë, ishalla gjithmonë jemi kështu bashkë, siç jemi sot këtu’, tha Jashari.

Ndërsa kryeministri Haradinaj u shpreh se është pikërisht Prekazi vendi që bashkon shqiptarët.

‘Jemi në Prekaz në vendin ku bashkohen gjithë shqiptarët, kemi nderin që sot jemi në homazhe me kabinetin qeveritar shqiptar. Ne do të rrugëtojmë në rrugën e këtyre të rënëvë’.

E, kryeministri Edi Rama, tha se janë sot në Prekaz për të nderuar historinë e lavdishme të familjes Jashahri.

“Ndërojmë historinë e lavdishme të kësaj familjeje dhe besoj që s’ka vend më të përshtatshëm për të uruar gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e flamurit me shqiponjën dykrenare që është simboli që duhet të na inspirojë çdo ditë”

Ndërsa kryeparlamentari Veseli uroi ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, teksa potencoi se bashkë me shtetin shqiptar nuk do të ndalen dhe askush s’do të mund t’na del përpara në rrugëtimin si komb.

Kujtojmë që ky është viti i pestë që mbledh të dyja qeveritë, organizim ky që mbahet në nderë të Ditës së Flamurit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne