Java e kaluar në Palestinë

Politika e vrasjes, plagosjes dhe kërcënimit e regjimit të okupimit sionist ndaj populltn palestinez po vazhdon me shpejtësi të plotë. Sipas Raportit Javor për Shkeljet e të Drejtave të Njeriut në Territoret Palestineze, 119 civil, duke përfshirë 31 fëmijë dhe 6 gra, janë plagosur javën e kaluar në Rripin e Gazës.

Po vazhdon persekutimi sistematik i regjimit pushtues.

Sipas raportit javor të komplotit sionist në Gaza, javën e kaluar janë plagosur 119 palestinez.

Sipas raportit

– Në Rripin e Gazës u plagosën 119 persona, duke përfshirë 31 fëmijë, 6 gra, 2 ndihmës mjekë dhe një gazetar.

– Forcat pushtuese sulmuan 82 herë komunitetet palestineze në Bregun Perëndimor dhe 3 herë komunitetet tjera në jeruzalem.

– Katër civilë, duke përfshirë një gazetar, u plagosën në incidente të ndryshme në Bregun Perëndimor. 87 civil, duke përfshirë 8 fëmijë dhe një grua, u arrestuan. 33 persona, duke përfshirë 2 fëmijë dhe një grua, u arrestuan në Jerusalemin e pushtuar.

– U raportuan 12 incidente kundër anijeve të peshkimit.

– U raportuan incidente kundër fermerëve palestinezë dhe barinjve në kufirin e Rripit të Gazës, ndërsa nuk u raportuan lëndime.

Përveq politikës së plagosjes dhe kërcënimit, me shpejtësi po vazhdon edhe politika e zhvendosjes. Javën e kaluar;

– Autoritetet izraelite shkatërruan një ndërtesë banimi në një lagje të Onah në fshatin El-Walajah me qëllim të krijimit të një shumice hebraike në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

– Një familje u detyrua të evakuoi shtëpinë e saj në Qytetin e Vjetër dhe më pas, ja dha një njësie vendbanimi.

– Forcat okupuese shkatërruan 2 çadra vendbanimi dhe 9 objekte të tjera në veri të luginës së Jordanit.

Regjimi vazhdoi të zgjeroj bllokadën e tij ndaj popullit të Gazës. Sipas kësaj

– Forcat okupuese izraelite e shndërruan Bregun Perëndimor në një kanton dhe vazhduan të mbyllnin ilegalisht Rripin e Gazës gjatë vitit të 13-të me radhë.

– Pushtuesit vendosën 103 pika kontrolli të përhershme dhe 106 pika kontrolli të përkohshme në Bregun Perëndimor.

– Gjashtë civil u arrestuan në pikat e kontrollit ushtarak në Bregun Perëndimor, duke përfshirë 2 fëmijë.

Burimi : Rast Haber / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne