Jemeni nuk merr armë nga Irani, Amerika ka dështuar në Jemen

Kreu i Komitetit të Lartë Jemenit për Revolucionin, të premten tha se pohimet amerikane për gjoja praninë e raketave iraniane në Jemen kanë për qëllim që të justifikojë shitjen e armëve amerikane të ndaluara për Arabinë Saudite, armë që përdoren për të vrarë popullin jemenas.

Sipas IRNA, Muhamed Ali al-Houthi në Twitter shkroi: “Nëse raketat tona do të furnizoheshin nga Irani ashtu sic pretendojnë amerikanët, do të merrnim sistem mbrojtje nga Irani (për të luftuar kundër koalicionit saudit),” theksoi al-Houthi . Amerikanët kanë përfshirë mëngët për vrasjen e popullit jemenas, tha al-Houthi i cili shtoi se Uashingtoni ka dështuar në të gjitha sferat politike dhe ushtarake në luftën kundër Jemenit. Përfaqësuesja e përhershme e Amerikës në OKB-së mbrëmjen e së enjtes ka bërë një fushatë të re reklamuese kundër Iranit duke publikuar disa copa raketave që dyshohet se janë prodhim iranian. Nicky Haley pretendoi se Irani ka dërguar armë për ushtrinë dhe komitetet popullore të Jemenit dhe me deklarata të ashpra akuzoi Iranin për shkeljen e detyrimeve ndërkombëtare. Farhan Haq, ndihmës zëdhënës i OKB, të enjten në darkë ka hedhur poshtë pohimet e Nicky Haley. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, është angazhuar në agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka rrethuar këtë vend nga toka, deti dhe ajrori që nga marsi i vitit 2015./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne