Jemi ne demokraci, Skenderbeu mund te ishte dhe homoseksual

Nga Ilirjan Shehu

“Ku ti kerkoj rrenjet e tua, parti” – ngrinte zerin asokohe Kadare, “Per Enver Hoxhen kenge thur tere jeten”, – ja priste Agolli dhe pas “dy buajve qe terhiqnin qerren e realizmit socialist” vinin te gjithe qete qe u mbanin atyre iso. Ne vitet ’90 ajo qe populli kerkonte ndaj qeverise komuniste ishte liria e mendimit dhe veprimit. Propaganda nuk ja mbushte me mendjen askujt. Por fatkeqesisht per Shqiperine dhe shqiptaret krimbat qe propagandonin vijen e partise atehere, duke shfrytezuar vakumin e “shock therapy” dhe eksodit masiv, u kthyen ne flutura te demokracise duke zene vende ne qeveri, akademi e media. Kam folur dhe here tjeter per mbeturinat e komunizmit qe pas viteve ’90, ne vakumin e shkaterrimit shqiptar, hodhen tutje guackat e komunizmit dhe pa kerkuar kurre falje per veprimtarine e tyre u shnderruan papritur ne gjoja nacionaliste/mbrojtes te te drejtave te njeriut/femres/kultures perendimore dhe demokrate te thekur (shih p.sh. postin per Diana Culin diku me poshte). Nje tjeter “profesor” i asaj kohe eshte edhe Moikom Zeqo i cili sot ka nderruar idhullin Enver me idhullin Skenderbe dhe hiqet si nje atdhetar i thekur.

Por nuk ka qene gjithnje keshtu. Ne vitet e komunizmit Moikomi e kuptonte ndryshe atdhedashurine. Ja nje shembull. Sot “profesor” Zequa (ne maje te thanes) ka mendimet me te larta per Fishten (patriot, poet i madh, perfaqesues i kultures perendimore etj. etj.) Po c’thosh dikur ai per te?

“Në atë muzg okupacioni
ky funeral priftërinjsh
shkelte mbi dramat e popullit e dhimbjet,
si trekëmbësh
kryqi i katafalkut të zi
lëkundte litarin e nëmur të Fishtës!”

Hipokrit atehere e hipokrit sot, Moikomi! Per mendimin tim Fishta eshte nje poet OK (sidomos per nje vend si Shqiperia) por edhe nje racist qe urrente cifutet dhe bashkepunetor fashist qe i quante aeroplanet luftarake te Duces “pellumba te Krishtit”. Nje figure e tille duhet qe te pakten te jete e dyshimte dhe te trajtohet me kujdes. Por jo dhe per Moikomin. Zeqo eshte sot nje nga keta “profesore” e “profesoresha”, edukatore dhe intelektuale te nderuar, mbetje toksike te komunizmit, qe ate qe villnin dje sot e lepijne.

Dikur Moikomi luftonte prifterinjte dhe perendimin, sot i njejti Moikom ka vene perkrenaren ne koke, pallen ne dore dhe ka dale te mbroje perseri atdheun …. nga mbulimi i Skenderbeut me nje ekran ne shesh! Cfare metamorfoze! Por pertej semantikes, liria e mendimit i takon te gjitheve ne demokraci. Sa i perket Skenderbeut, grupet qe duan ta adhurojne/nderojne/respektojne jane ne te drejte te tyre ta bejne kete. Te tjeret qe nuk duan ta njohin, respektojne etj. jane po ashtu ne te drejte te tyre. Nese duhet te mbulohet per nje funksion apo qellim, nuk ka asnje problem. E drejte e tyre. Nese serbet kane deshire apo dhe fakte ta reklamojne si hero te tyrin edhe kjo nuk ka asnje problem. Nese ndonje grup gay mendon se Skenderbeu ka qene homoseksual dhe i vene nje tjeter kalores aty prane po ashtu nuk ka asnje problem. Per sa kohe qe debati mbetet brenda kufijve te argumentimit civil dhe te drejtes per liri te mendimit dhe veprimit, kjo ne fakt eshte demokracia per te cilen rrezuam komunizmin dhe nese kjo arrihet do ishte shenje pjekurie.

Por kur “profesore” si Moikom Zeqo dhe Co. mundohen ti imponohen shqiptareve si dikur ne komunizem, kjo eshte e papranueshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne